Kjo është arsyeja pse u mbyll spitali modular në Ohër!

    Është mbyllur spitali modular në Ohër. 19 pacientë me Kovid 19 janë transferuar në repartin Infektiv. Nga spitali i Ohrit u përfol se arsyeja e mbylljes ka qenë për shkak të rrjedhjes së çatisë së objektit, madje spekulohet se ka pasur edhe qark të shkurtër në instalimin elektrik.

    Por, drejtori e mohon këtë, dhe thotë se deri më tani nuk ka probleme me spitalin modular.

    “Ka pasur paraqitje të lehtë të kondenzimit, si rezultat i ndryshimit në temperaturë. Kjo do të riparohet. Dhe spitali i ri, i cili është me konstruksion solid, që kur është hapur rrjedh, dhe kjo nuk është diçka e tmerrshme. Janë dërguar shkresa, ministri është njoftuar. Rryma është nën tension, rryma nuk është fikur. Nuk është diçka dramatike dhe alarmante. Megjithatë, e dini, pas asaj në Tetovë, pak të ketë diçka, njerëzit bëjnë panik”, tha Goran Balevski-drejtor i spitalit të përgjithshëm Ohër.

    Pacientët në objektin e vjetër, i cili është nga viti 1950, do të qëndrojnë deri në rehabilitimin e spitalit modular, për të cilin u njoftua investitori, sepse spitali ishte nën garanci. Problemi është se në objektin e vjetër nuk ka furnizim qendror me oksigjen, ndaj punonjësit janë të detyruar të mbajnë bombola oksigjeni. Stafi mjekësor nuk deshi të flasë publikisht për situatën, por tha vetëm se janë transferuar urgjentisht në ish repartin e infektivit. Nga kjo e hënë përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, erdhën në vend në mision monitorues për punën e spitaleve modulare. Ata kontrollojnë nëse ambientet janë të përshtatshme për trajtimin e pacientëve. Nga OBSH-ja thonë se kjo do të bëhet e ditur pasi të jetë gati raporti i ekspertëve të tyre./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Adriana Matoshi rikthehet në kuvend pas operacionit, e duartrokasin deputetët (Video)

    Lajmi i rradhës

    Qyteti i Shkupit do të zbatojë vendimin gjyqësor për anijet e vendosura në lumin Vardar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë