Adriana Matoshi rikthehet në kuvend pas operacionit, e duartrokasin deputetët (Video)

    Aktorja njëherësh edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, sot u rikthye në Kuvendin e Kosovës, pas operacionit që ka pasur për tumor në tru rreth dy javë më parë.

    Deputetët e kanë pritur me duartrokitje Adrianën.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufa tha se kësaj seance i dha jetë më shumë deputetja Adriana Matoshi.

    Adriana Matoshi javë më parë iu nënshtrua një operacioni në tru, meqenëse njoftoi se iu rikthye tumori pas nëntë vitesh. Adriana u diagnostikua për herë të parë me tumor në tru në vitin 2012. /21Media/

    Lajmi Paraprak

    Partia e Angela Merkelit zgjodhi kryetarin e ri

    Lajmi i rradhës

    Kjo është arsyeja pse u mbyll spitali modular në Ohër!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë