Kjo është procedura sesi mund ta merrni vërtetimin për izolim

    Në përputhje me vendimin e Qeverisë për ndryshimin e mënyrës së dhënies së vendimeve për izolimin e personave pozitiv me Covid-19 dhe kontakteve të tyre, ngaj sot do të futet në funksion platforma në të cilën secili qytetar i cili ka nevojë të merr vendimin e vet për izolim, do të ketë qasje të vetme deri te vendimi i tyre, pa pasur qasje në të dhënat e qytetarëve të tjerë të cilëve u është lëshuar vendimi për izolim.

    Qasja është e mundur përmes banerit në ueb-faqen e Inspektoratit Shtetëror, Shëndetësor dhe Sanitar (http://dszi.gov.mk/) i cili ju çon në portalin Vakcinacija.mk ose drejtpërdrejtë në https://vakcinacija.mk/mk/landing.

    Procedura është e thjeshtë:

    Qytetarët që nuk kanë krijuar ende profil, do të duhet të regjistrohen në Portalin me krijimin e një profili që mundëson marrjen e vendimit për izolim, i cili nënshkruhet në mënyrë digjitale nga Inspektorati Shtetëror, Shëndetësor dhe Sanitar.

    Të gjithë personat që deri më tani kanë profil në vakcinacija.mk, do të mund ta marrin vendimin në mënyrë të njëjtë si certifikatat për vaksinimin për Covid-19 ose për shërim nga Covid-19.

    Kujtojmë se çdo person që testohet për Covid-19 duhet të jetë në izolim menjëherë pas testimit, derisa të marrë një rezultat nga i njëjti. Nëse rezultati është pozitiv, qëndron në izolim edhe për shtatë, gjegjësisht të paktën dhjetë ditë, varësisht nëse ka shfaqur simptoma të sëmundjes, informojnë nga pres shërbimi qeveritar.

    Lajmi Paraprak

    A mund t`i shkëpusë Kremlini kabllot që i sigurojnë internetin botës?

    Lajmi i rradhës

    Greqia rrit masat për të luftuar huliganizmin pas vrasjes së një tifozi futbolli

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë