Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i bën thirrje Ministrit të Transportit dhe
Lidhjeve, Blagoj Boçvarski që të mos nënçmojë inteligjencën e opinionit në përgjithësi
dhe qytetarëve të Strugës në veçanti, por t’i jep fund krimit dhe kaosit urbanistik në
Strugë.
Sipas ASH-AAA, ministri Boçvarski, duke dashur të mjegullojë opinionin dhe t’i ikë përgjegjësisë lidhur me kërkesën e sektorit civil, vazhdoi me ping-pongun e kompetencave mes pushtetit qendror dhe atij lokal.
“Kujtojmë ministrin se ministria që ai drejton dhe Qeveria ku ai bën pjesë, në shumë raste madje edhe pa të drejtë, kur u është kujtuar ua kanë marrë kompetencat kryetarëve të komunave të drejtuar nga opozita shqiptare. Të njëjtën gjë, tani me shumë të drejtë mund ta bëjë edhe me Strugën për t’i dhënë fund kapadahillëkut të Ramiz Merkos dhe të shpëtojë qytetarët dhe statusin e Liqenit në UNESCO”. /AIM/