Koalicioni i personave me nevoja të veçanta sot do të protestojë para Qeverisë së RMV-së

    Koalicioni i personave me nevoja të veçanta “Menuvame” do të protestojë para Qeverisë në ora 19:00 me moton “30 vite të harruar , të pakuptuar dhe të papranuar”.

    “Kërkojmë vesh nga shteti për realizimi e të drejtave të barazisë, jetë të dinjitetshme dhe përfshirje aktive në gjithë jetën shoqërore, ekonomike, kulturore të personave me nevoja të veçanta. Këto të drejta janë të garantuara sipas konventave ndërkombëtare dhe Kushtetutës, ndërsa për shkak se nuk shihemi në sistem, realizimi i këtyre të drejtave nuk i është përshtatur nevojave dhe mundësive tona si persona me aftësi të veçanta”, thuhet në paralajmërimin e protestës.

    Nga ky koalicion theksojnë se nga Qeveria nuk ka përgjigje pas takimit të mbajtur.

    “Gjithashtu theksojmë se pas takimin në Qeveri, përfaqësuesit në Qeveri pas takimit kërkuan të ndajmë tre kërkesa për të cilat deri sot nuk kanë përgjigje dhe kjo dëshmoi se fëmijët dhe personat me aftësi ndryshe për 30 vite janë të harruar, të pa kuptuar dhe të papranuar”, thonë nga “Menuvame”.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria do të mbajë mbledhje

    Lajmi i rradhës

    Në spitalin e Tetovës pas një kohe të gjatë, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë viktimë nga Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë