Koalicioni Kasami-Gashi / Snopçe: nuk u bashkuan kundër BDI-së në 2020, sot janë bashkuar kundër ASh-së

    Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snoçe thotë se ASH ka kontribut të jashtëzakonshëm për themelimin e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Ai në një deklaratë në Top Channel tha se opozita e tanishme në krye me Bilall Kasamin, Afrim Gashin dhe Izet Mexhitin, ishte e padrejtë ndaj ASh-së në të kaluarën dhe theksoi se veprimet e tyre tregojnë se ata nuk kanë diçka kundër BDI-së, por kundër hyrjes së ASh-së në Qeveri.

    “Derisa ishim ne pjesë e opozitës dhe kritikues të jashtëzakonshëm të Qeverisë me të gjitha ato skandale dhe fenomene që ndodhnin në Qeveri, në asnjë mënyrë nuk arrinim që t’i bashkonim këta parti opozitare. Shihni, nëse kthehemi në arkivat historike, në 2020 ishte e pamundur të ulen Bilall Kasami dhe Afrim Gashi në një tryezë, deri sa ishin në opozitë. Si pasojë, Bilall Kasami në 2020 vendosi të hyjë në koalicion me partinë maqedonase LSDM dhe mos t’i bashkëngjitet opozitës shqiptare atëherë. Izet Mexhiti ishte pjesë e pushtetit, funksionar i lartë i BDI-së, nënkryetar partie, kryetar komune për 2 mandate, bile bile ka qenë kryetar i Shtabit Zgjedhor karshi opozitës shqiptare në një të kaluar”, deklaron Snopçe.

    Madje, sipas Snopçes, Gashi e shkeli edhe nënshkrimin e dhënë se koalicioni me ASh-në duhet të vazhdojë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke iu bashkëngjitur opozitës, pra pika e infleksionit na qenka hyrja e ASh-së në Qeveri. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Klasat në “Kirili dhe Metodij” Tetovë janë të mbingarkuara, me nga 40 nxënës

    Lajmi i rradhës

    Bota arabe: s`ka më kthim pas, të krijohet shteti i Palestinës!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë