Klasat në “Kirili dhe Metodij” Tetovë janë të mbingarkuara, me nga 40 nxënës

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk përfill kërkesat e shkollës fillore “Kirili e Metodi” në Tetovë. Drejtoresha thotë se duhet zgjidhje urgjente për numrin e lartë të nxënësve në klasat e dyta.

    Mësimdhënësit thonë se zhvillimi i procesit mësimor me 40 nxënës është tejet i vështirë.

    “Është një problem shumë i madh sepse një mësuese nuk iu bën ballë dot 40 nxënësve sepse nga një minutë në ditë iu kushton mësuesja. Nuk është punë e jona që ne të mbyllim ndonjë shkollë dhe ti marrim mësuesit por është e ministrisë së financave dhe e arsimit”, tha Sihana Kaba Kasami, drejtoreshë e sh.f. “Kirili e Metodij”.

    “Vërtetë është vështirë të punosh me to por ia dalim disi. Sepse është e pamundur të zhvillosh mësim, dihet Ligji i arsimit se si është dhe sa nxënës duhet pasur klasa. Mendoj se ju bëjmë hak fëmijëve, sepse mundohem por e di se vështirë është”, u shpreh Besa Ajredini, arsimtare.

    Të revoltuar nga neglizhenca e ministrisë, prindërit apelojnë për zgjidhje.

    “Fëmijëve iu merret e drejta e mësimit njëqind për qind se nuk arrin asgjë fëmija pa sikur të jetë edhe gjeni, sepse ka pak kohë dhe numër të madh nxënës. Ne jemi taksa pagues të këtij shteti dhe duam nxënësit në klasa ti kenë të drejtat e veta elementare”, theksoi Muhamed Hodai prind.

    I pyetur për problemin, ministri i Arsimit Jeton Shaqiri fajëson komunën.  “Në rastin konkret nëse komuna e Tetovës nëse s’ka ndonjë refuzim individual apo politik assesi sepse s`dua ti shoh ashtu, por, në rast se ka brenda komunës shkollë të caktuar që në dy klasë ka nga 28 fëmijë ata mund të përshtaten me një mësimdhënës dhe ai mësimdhënës të kalojë nga njëra shkollë tek tjetra”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

    Megjithatë nga Komuna e Tetovës thonë se dhënia e pëlqimit për paralele nuk është në duart e tyre. Problemi duhet të zgjidhet nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave.

    “Kjo çështje nuk mund të zgjidhet nga ana e komunës sepse nuk është në kompetencë të komunës dhënia e pëlqimit për paralele të reja me më pak nxënës dhe dhënia e pëlqimit për financim të ri, pra kjo duhet zgjidhë nga Ministria e Arsimit dhe shkencës dhe e Financave që jep pëlqimin final”, tha Nazmi Dauti – sektori për arsim nw komunwn e Tetovës.

    Prindërit e nxënësve në klasat e stërngarkuara paralajmëruan se në rast se nuk zgjidhet çështja, do të protestojnë përpara shkollës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Raporti i KE-së i kënaqshëm vetëm për BDI-në dhe LSDM-në

    Lajmi i rradhës

    Koalicioni Kasami-Gashi / Snopçe: nuk u bashkuan kundër BDI-së në 2020, sot janë bashkuar kundër ASh-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë