VMRO-DPMNE-ja do ta mbështesë Daniella Arsovsksën, këtë e bëri të ditur vetë lideri i partisë, Hristijan Mickoski.
Tha se Shkupit i duhet një person i pjekur dhe që ka përgatitje për të luftuar me problemet.
“Kemi pasur parasysh që të gjejmë një zgjidhje që na bashkon dhe që në aspekt mbipartiak do të dijë të zgjedh njerëz dhe probleme… Për këtë sollëm vendim që të mbështesim kryetarin e ardhshëm të Shkupit, dhe ajo është Daniella Arsovskën”, tha Mickoski.
Paraprakisht mbështetje dhanë edhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari dhe i Alternativës, z. Bekim Sali, si dhe kryetari i degës së ASH-së Çair, z.Zudi Koka, realizuan një takim konstruktiv me kandidaten e pavarur për Qytetin e Shkupit, znj. Daniella Arsovska.
Në takim u bisedua rreth ideve dhe zgjidhjeve që do të jenë pjesë e programit për kryeqytetin, si dhe u konstatua se nevojiten zgjidhje cilësore dhe efikase për Shkupin dhe të gjithë shkupjanet”- thuhet në njoftim./Alsat/