Kodi i ri penal, nuk parashikon dënime të rrepta për shkeljet në trafik

    Komunikacion në Shkup/Fotografi ilustruese

    Derisa në Kuvend po zhvillohet debati për rritjen e gjobave dhe dënimeve me qëllim forcimin e sigurisë në komunikacion, propozimi për Kodin e ri penal që gjendet në Komisionin Evropian nuk parashikon ashpërsim të dukshëm të gjobave dhe dënimeve. Neni për cenimin e sigurisë në komunikacion, sipas propozimit që Alsat në nëntor të vitit kaluar e siguroi ekskluzivisht nuk parashikon dënime me burg të parimit “exoficio”. Neni 297 që në propozimin e ri bëhet neni 405 përsëri i referohet dënimit më të lartë me burg deri në 3 vjet, që në rrethana rënduese varësisht dispozitave të Ligjit për siguri në komunikacion mund të rritet deri në 4,5 vjet.

    Cenimi i sigurisë në komunikacion

    “Pjesëmarrësi në komunikacioni i cili nuk i përmbahet rregullave dhe në këtë mënyrë e cenon qarkullimin duke i vënë në rrezik jetët dhe trupat e njerëzve apo pasurinë e tyre në sasi të konsiderueshme, me këtë shkak ndonjë person do të ketë lëndime trupore apo dëm të konsiderueshëm material do të gjobitet ose do të dënohet me tre vjet burg”, thuhet në Neni 405 (ish neni 297).

    Ndërhyrja më e madhe pritet të bëhet në nenin që rrezikon më së shumti sigurinë e njerëzve në komunikacion. Dispozitat e kapitullit për drejtim të pandërgjegjshëm të automjeteve aktualisht rregullojnë vetëm tejkalimin e shpejtësisë varësisht zonave ku qarkullohet, por nuk parashikojnë dënime të drejtpërdrejtë dhe nuk përshkruajnë drejtpërdrejtë nëse nga pakujdesia pasojnë viktima.

    Drejtimi i automjetit në mënyrë të pandërgjegjshme

    “Pjesëmarrësi në komunikacion i cili nuk i përmbahet rregullave në komunikacion dhe në këtë mënyrë rrezikon komunikacionin në mënyrë të pandërgjegjshme duke drejtuar automjetin pa aftësi kontrolli si pasojë e ndikimit të alkoolit me prezencë të paktën 1,5g në gjak, drogë ose substanca të tjera, duke vozitur në drejtim të ndaluar, duke tejkaluar kolona me vetura në vende ku nuk ka pamje të qartë apo duke vozitur me shpejtësi e cila kalon 50km/h në vendbanim ose 70km/h jashtë vendbanimeve mbi shpejtësinë e lejuar do të gjobitet me të holla ose tre vjet burg”, thuhet në Neni 404 (nen i ri) .

    Më ndryshimet e parapara për të cilët në Kuvend po diskutohet paraprakisht, policia pretendon se duhet forcuar neni 297 ndërsa si nevoje emergjente shihet edhe vënia në funksion e sistemit “Qyteti i sigurt”. Nuk përjashtohet edhe blerja e testeve për testim rapid të prezencës së drogës në organizëm, konfiskimi i automjetit në aksidente më të rënda dhe përforcimi i kontrolleve me qëllim detektimin në kohë të personave që qarkullojnë pa patentë shoferi. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë do të përfitojnë qytetarët në RMV dhe bizneset nga sistemi i pagesave në euro

    Lajmi i rradhës

    Beteja e myftinjve në Tetovë: Nesimi dhe Xhemaili nuk lëshojnë pe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë