KODI ZGJEDHOR | Grupi punues pa udhëzime për funksionim!

    Foto: Nistori

    Kodi Zgjedhor duhet të hyjë në fuqi të paktën gjashtë muaj para zgjedhjeve, në mënyrë që institucionet të përgatiten për zbatimin e tij pa pasur probleme dhe vështirësi për shkak të ndryshimeve. Raportet e OSBE/ODIHR deri më tani kanë theksuar disa herë se ka ende një sërë çështjesh në kuadrin ligjor për zgjedhjet që duhet të zgjidhen. Kodi Zgjedhor duhet të rishikohet në mënyrë gjithëpërfshirëse në mënyrë që të harmonizohet brenda kornizës dhe me ligjet e tjera përkatëse, në përputhje me objektivat e OSBE-së, detyrimet ndërkombëtare dhe praktikat e mira.

    Numri më i madh i partive politike deri më tani kanë deklaruar se janë pro një njësie zgjedhore dhe listave të hapura. Propozimet për tre apo tetë njësi në zgjedhore vijnë nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. Të hapura janë edhe pyetjet për pragun e hyrjes në Parlament, financimin e partive dhe përfaqësimin në media.

    Grupi punues do të ketë përfaqësues nga LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. Derisa nga opozita kanë dërguar përfaqësues Lëvizja BESA, Alternativa, E Majta dhe Lidhja Demokratike. Në grupin punues do të jenë edhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Do të ketë edhe anëtarë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), Gjykata Administrative, Zyra e Regjistrimit, Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH) dhe Regjistri Qendror. Anëtarë në grupet e punës do të ketë edhe nga MOST, Civil, Polio Plus, Instituti Nacional Demokratik, SHGM si dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë.

    Aleksander Novakovski, kryetar i komisionit, ka deklaruar se ka grup punues për ndryshimet zgjedhore, por nuk ka udhëzime zyrtare se si do të funksionojë ky organ, tha mbrëmë. Ai shtoi se edhe pse zyrtarisht ka pranuar të jetë personi i parë i këtij organi me iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë, ende nuk kanë drejtime konkrete se kur do të mblidhet organi dhe cilat do të jenë ndër pikat e para të rendit të ditës.

    Maja Moraçanin nga RDM, ka thënë se e di për grupin punues dhe sigurisht që do ta kenë përfaqësuesin e tyre, por ende nuk kanë marrë informacione konkrete se kur do të takohen dhe në cilin drejtim do të zhvillohet puna.  Ajo për të cilën kanë bërë të ditur nga Ministria e Drejtësisë është se pothuajse të gjitha partitë do të kenë përfaqësues të tyre përveç VMRO-DPMNE-së, por theksojnë se duhet të merren parasysh rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-it. /koha/

    Lajmi Paraprak

    “Predatori” izraelit që spiunoi gazetarë e politikanë u zhvillua në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    “71% e të anketuarve nga RMV mendojnë se sanksionet ekonomike nuk duhet të vendosen ndaj Rusisë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë