Kohë e humbur apo e shfrytëzuar? “Të mos lejojmë teknologjinë të na marrë fëmijët” (Video)

    E përgatiti:
    Sumeja Hamzi, psikologe

    Një aktivitet plot ngjyra dhe argëtim

    Samije Lumani, udhëheqëse e Litera Academy, për Nistorin shprehet se ky aktivitet u organizua me qëllimin e qartë për të kënaqur dhe argëtuar fëmijët:

    “Ne si akademi për të rritur dhe për fëmijë, për zhvillimin edukativo-arsimor, e kemi marrë iniciativën që sot më 1 qershor të bëjmë këtë aktivitet, në momentin kur bota ka shumë nevojë për dashuri, paqe dhe drejtësi. Ne morëm iniciativën që të bëjmë aktivitet që do t’i kënaq fëmijët dhe argëtojë. Agjenda ka qenë duke filluar me këngë, muzikë dhe recitime të përgatitur nga vetë fëmijët, me porosi që përcjellin dëshirat e tyre, kërkesat dhe nevojat e tyre. Kemi pasur në planprogram edhe aktivitet sportiv, që ka pasur cross nga The Goat, ka qenë Zara Aziri e cila ka kënduar këngë fituese në festival, pastaj ka pasur recitime, këndin e pikturës, ku fëmijët kanë shprehur dëshirat dhe imagjinatat e tyre. Ndërsa nga ana tjetër kemi pasur prezantimin e aktivitete tona që i realizojmë gjatë gjithë vitit – kurset shkollore, akademinë parashkollore, akademinë verore, botimin e revistave dhe materialeve për fëmijë.”

    Një nga momentet më të veçanta të aktivitetit ishte Këndi i Dëshirave, ku fëmijët shënuan dëshirat e tyre dhe i lëshuan ato në balona me helium. Samije Lumani tregon me entuziazëm se:

    “Ajo që më erdh interesant ishte se kishim përgatitur këndin e dëshirave të fëmijëve, ndërsa hamerat u mbushën dhe duhej t’i ndryshonim shpesh pasi fëmijët kishin shumë dëshira. Pastaj kishim balonat me helium, në të cilët gjithashtu fëmijët shënuan dëshirat e tyre.”

    Një thirrje për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve

    Dita e Fëmijëve është gjithashtu një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e investimit në mirëqenien e fëmijëve dhe edukimin e tyre. Arta Mero, profesoreshë e së Drejtës Familjare dhe prind, theksoi se kjo ditë është një mundësi për të ngritur vetëdijen rreth të drejtave dhe nevojave të fëmijëve:

    “1 Qershori merret si ditë që manifestohen shumë aspekte të investimit tek fëmijët, me faktin që ata janë pjesa më e ndijshme e shoqërisë. Më vjen shumë keq kur shoh në rrugë fëmijë që keqpërdoren nga të rriturit. Ne të rriturit duhet t’u ofrojmë atyre strehë dhe përkrahje fëmijëve, ndërsa nga ana tjetër keqpërdorim të drejtat e tyre dhe obligimet që kemi si të rritur dhe prind. Me faktin që kemi obligim për mirëqenien e fëmijëve, duhet të jemi përkrahësit më të madh të fëmijëve. Më gëzon fakti që Litera Academy ka organizuar manifestim për të ngritur vetëdijen se fëmijët janë kategoria më e brishtë e shoqërisë. Ne duhet të edukohemi para tyre në aspektin teknologjik. Të edukohemi që në mënyrë të dobishme ta përdorim inteligjencën artificiale. Litera Academy shpërndan libra dhe revista në shkolla për t’ua bërë më të dashur leximin. Edhe unë i ftoj prindërit që të tentojnë t’ua bëjnë të dashur leximin fëmijëve.”

    Fëmijët shprehën dëshirat e tyre

    Një nga pjesëmarrëset e ngazëllyer, vogëlushja Arbëresha Mislimi, e shprehu gëzimin e saj me fjalët e thjeshta, por të ngrohta:

    “Jam shumë e lumtur që sot është Dita e fëmijëve dhe sot kemi vallëzuar, kënduar dhe shumë gjëra tjera. Dëshiroj që në të ardhmen të shoh një botë pa luftë, me paqe dhe shumë buzëqeshje.”

    Rëndësia e psikologjisë dhe kujdesit për fëmijët

    Dita e Fëmijëve është gjithashtu një mundësi për të reflektuar mbi nevojat psikologjike të fëmijëve. Psikologia Ajnur Selmani për Nistorin theksoi rëndësinë e një ambienti të sigurt dhe mbështetës për zhvillimin emocional dhe psikologjik të fëmijëve:

    “Dita e fëmijëve është ditë e cila na kujton rëndësinë e fëmijëve dhe rëndësinë e aspektit psikologjik të fëmijëve. Në perspektivën psikologjike mirëqenia e fëmijëve varet nga ambienti i sigurt, me paqe dhe mbështetës për fëmijët. Shumë shpesh prindërit na pyesin se si të kujdesemi për mirëqenien e fëmijëve – shumë lehtë, t’i dëgjojmë interesat, dëshirat, brengat dhe shqetësimet e tyre, që ato ta ndjejnë prezencën tonë afër tyre. Pastaj t’u shprehim dashuri dhe pranimin, t’u krijojmë ambient pozitiv dhe t’i inkurajojmë të zhvillohen. Përdorimin e teknologjisë nuk mund ta largojmë nga përditshmëria e jonë, por prindërit mund ta kontrollojnë kohën e kaluar në televizor, gjithashtu ta kontrollojnë përmbajtjen që fëmijët shohin.”

    Përfundimisht, 1 Qershori në Litera Academy ka qenë një ditë e mbushur me ngjyra, këngë, balona me helium dhe shumë emocione, ku fëmijët shprehën dëshirat dhe ëndrrat e tyre për një botë më të mirë. Ky aktivitet ka qenë një mundësi për të promovuar paqen, dashurinë dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve, një kujtesë për të gjithë se si duhet të investojmë në të ardhmen e brezave të rinj, duke u ofruar atyre mbështetje dhe mundësi për t’u zhvilluar në një mjedis të sigurt dhe të dashur. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kërçova drejt garës me tre kandidatë shqiptarë!

    Lajmi i rradhës

    Më pak gra në politikën e RMV, pavarësisht zgjedhjes së një presidente grua

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë