KOK: Serbia pamundëson pjesëmarrjen e pingpongistëve nga Kosova në Europian

    Pingpongistët e Kosovës nuk kanë mundur të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Pingpongut U-21,që po mbahet në Beograd të Serbisë, bëri të ditur Komiteti Olimpik të Kosovës (KOK).

    Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës kjo ka ndodhur për shkak të, siç tha, përzierjes së politikës së Serbisë në sport.

    “Komiteti Olimpik i Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Federatën e Pingpongut të Kosovës gjatë procesit të pjesëmarrjes në Evropian, për çka dënojmë veprimin e radhës të përzierjes së politikës serbe në sport, e që nuk është rasti i parë, kur bëhet fjalë për sportistët tanë”, tha KOK përmes një njoftimi të postuar në rrjetin social Facebook.

    KOK tha se pret që Federata Evropiane e Pingpongut të marrë masa ndaj Serbisë, si organizatore e Evropianit “me besimin se diskriminimet e tilla do të marrin fund një herë e përgjithmonë”.

    Edhe në të kaluarën, sportistët nga Kosova janë përballur me pengesa për të marrë pjesë në ngjarjet sportive të mbajtura në Serbi.

    Rasti i fundit ndodhi në tetor të vitit 2021, kur boksierët e Kosovës nuk u lejuan të hynin në territorin e Serbisë me simbolet shtetërore të Kosovës. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Pishinat destinacion i vetëm për qytetarët e RMV-së

    Lajmi i rradhës

    MIRATOHET “PROPOZIMI FRANCEZ” NË KUVENDIN E MAQEDONISË SË VERIUT

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë