Pishinat destinacion i vetëm për qytetarët e RMV-së

    Kjo është zhurma që dëshiron të dëgjojë çdokush gjatë muajve të verës dhe temperaturave të larta. Për banorët e kryeqytetit Aqua Parku tashmë i ka hapur dyert, por jo vetëm për ata të kryeqytetit. Të gjithë ata që nuk e durojnë dot vapën mund të vijnë dhe të freskohen këtu.

    Filip Deskaloski Menaxher i Qendrës Sportive “ Boris Trajkovski” i cili thotë se kushtet e këtij viti, nga njëra anë shtrenjtimet për pushime jashtë vendit, dhe nga ana tjetër, moti shpesh i ndryshueshëm, i ka bërë kryeqytetasit të zbresin më shpesh në këtë vend. Çmimi i rritur këtu, prej 100 denarësh, është ende i kapërdishëm për qytetarët.

    “Shoh gjithnjë e më shumë njerëz familjarë, prindër me fëmijë, gjyshër me nipër e mbesa. Për fëmijët deri në 3 vjeç nuk nevojitet pagesë, për fëmijët deri 7 vjeç çmimi është 200 denarë dhe për moshat tjera çmimi është 500 denarë gjatë ditëve të punës, ndërsa në fundjave 650 denarë”, Filip Deskaloski- menaxher i Qendrës Sportive “ Boris Trajkovski”.

    “Megjithatë, pishinat kanë nevojë për një kujdes të lartë në ruajtjen e higjienës dhe dezinfektimin e tyre. Kjo punë shtohet edhe më tepër me motin e ditëve të fundit, kur paradite koha përvëlon ndërsa në mbrëmje, duhen veshur mushamatë e shiut.

    Për pastërtinë e ujit kujdeset një firmë që është angazhuar përmes prokurimit publik. Përfundimisht moti është armiku ynë më i madh kur bëhet fjalë për ruajtjen e pastërtisë”, shtoi ai.

    Në çdo kënd të Aqua-Parkut të zë syri djem e vajza me uniforma të Kryqit të Kuq të cilët garantojnë sigurinë e vizitorëve, këshillimin e tyre në cdo kohë, si dhe dhënien e ndihmës së parë në rast të ndonjë incidenti.

    “Deri tani kemi pasur 18 ndërhyrje dhe asistime. Prej tyre, 10 janë të mbytur aktivë dhe 8 të mbytur pasivë.  Të mbyturit aktivë janë kur personi fillon të mbytet, kërkon ndihmë, gëlltit ujë dhe fillon fundosja. I mbyturi pasiv është kur trupi veçse është mbi ujë. 09:30 I mbyturi aktiv është në vetëdije, i mbyturi pasiv nuk është në vetëdije”, tha Argjend Çilafi- bashkëpunëtor profesional në Kryqin e Kuq. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    BDI publikon listën e kandidatëve për këshilltarë në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    KOK: Serbia pamundëson pjesëmarrjen e pingpongistëve nga Kosova në Europian

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë