KOLLA E KEQE NË RMV / Frika nga përhapja rriti interesimin për vaksinim

    Rritja e numrit të fëmijëve të infektuar me kollën e keqe si dhe thirrjet e mjekëve për vaksinimin e tyre ka bërë që shumë prindër, të cilët ishin skeptik ndaj vaksinave, të drejtohen në qendrat e vaksinimit për të imunizuar fëmijët e tyre. Rol në trefishimin e këtij numri ka pasur edhe rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për mospranimin në çerdhe të fëmijëve të pa vaksinuar.

    Megjithëse një pjesë e prindërve ishin për vaksinim të rregullt të fëmijëve, numri më i madh ishin fëmijë nga 2 deri në 6 vjeç, të cilët ishin për rivaksinim, e që sipas kalendarit të vaksinimit, duhet të bëhet në 18 muaj.

    “Krahasuar me muajin dhjetor, fillimi i janarit ka dyfishuar numrin e vizitave. Nëse vizitat tona të rregullta gjatë ditës kanë qenë nga 20-30 pacientë, vetëm të premten në dy ndërrime ka pasur 130 të vaksinuar, ndërsa sot kemi 60 të vaksinuar që është më shumë se trefishi i numrit të pacientëve”, tha Sanja Cilevska-Mlladenovska nga poliklinika “Bukuresht” në Shkup.

    Deri tani janë konfirmuar 26 raste të infektuarve me pertusis, nga të cilët numri më i madh është në Shkup, Kumanovë dhe Gostivar, derisa për shkak të turbullirave në qeverinë teknike ende nuk ka vendim për shpalljen e epidemisë në Shkup dhe ndalimin e të pa vaksinuarve që të shkojnë në çerdhe.

    Lajmi Paraprak

    ASh si dikur Lëvizja Besa, për kryetarin do të vendosë gjykata

    Lajmi i rradhës

    REFORMAT NË ADMINISTRATË / Për 6 vjet, 56 institucione të reja!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë