Komisioni Europian nuk ka vullnet për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

    Burime të larta diplomatike nga institucionet e BE-së thonë se qëndrimi i shefit të diplomacisë së BE-së është se negociatat duhet të hapen me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë, njofton korrespondentja e AIM-së nga Brukseli.

    Sipas Oliver Varheji, Shqipëria i ka përmbushur të gjithë kushtet dhe nëse nuk arrihet marrëveshje për rastin e Maqedonisë së Veriut thotë mendoj se kur të vijë momenti do të shqyrtohen edhe opsionet tjera, përcjell Nistori.

    Gjermania dhe Sllovakia nga ana tjetër po bëjnë trysni që Maqedonia dhe Shqipëria së bashku të fillojnë bisedimet e anëtarësimit në BE në qershor, njoftoi në Twitter ministri gjerman për Evropën Michael Roth dhe ministri i Jashtëm sllovak Ivan Korçok.

    “Gjermania mbështet qëllimin e Presidencës portugeze të BE-së që konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mbahet në qershor. Të dy vendet kanë kryer reformat e kërkuara, Radhën e ka BE-ja që të veprojë. Vonesa e mëtejshme minon besueshmërinë e BE-së dhe stabilitetin e rajonit, shkroi Roth në përgjigje të deklaratës së komisionerit për zgjerim të BE-së, Oliver Varheji, i cili deklaroi se Brukseli mund të fillojë bisedimet e pranimit me Tiranën, nëse Shkupi dhe Sofja nuk gjejnë zgjidhje të pranueshme nga të dy palët.

    Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Korçok, sidoqoftë, konsideron se Këshilli i BE-së duhet të heqë veton e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Historia që kurrë s’e mësuam dhe s’duam ta mësojmë!

    Lajmi i rradhës

    Skandali me pasaportat e falsifikuara, edhe një punonjëse e policisë e pranon fajin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë