Historia që kurrë s’e mësuam dhe s’duam ta mësojmë!

    Blerona Brao

    Ndonjëherë jemi të detyruar të ngrejmë zërin për t’vepruar mbi një situatë t’caktuar e për të bërë një vlerësim të pastër e të qartë të historisë së vendit tonë!

    Është për keqardhje se rinia sot nuk njeh rrugët nëpër të cilat kanë ecur gjyshërit e stërgjyshërit tanë, e trishtueshme që ndjenja e patriotizmit shuhet ngadalë dhe kthehet në mosinteresim për traditat të cilat mbanin gjallë ndjenjën sublime ndaj atdheut, ndaj idealit…

    Mbase shumica e moshatarëve të mi nuk e njohin historinë e vendit, nuk e dinë çfarë është 5 Maji, 7 Marsi, 22 Nëntori, 28 Nëntori e shumë data të tjera të cilat përmbajnë pikat kryesore të një Shqipërie Etnike, ashtu siç e përshkruajnë figurat e mëdha që nga Skënderbeu e deri tek Adem Jashari, dhe mbase, mbase edhe unë vetë nuk e di historinë e vendit tim sepse mënyra se si gatuhen nxënësit gjatë zhvillimit të tyre nëpër institucionet edukativo-arsimore, është shumë e dobët (e treguan edhe rezultatet e PISAS) dhe ndoshta faji qëndron edhe tek ata mësimdhënës të cilët nuk e ujisin këtë ndjenjë për ta rritur zjarrin e brendshëm tek nxënësit apo rinia në përgjithësi.

    Gjithsesi, ky shkrim nuk është kritikues, por një thirrje ndërgjegjshmërie e përgjegjësie për atë tokën tonë në të cilën është derdhur e stërderdhur gjak nëpër shekuj të tërë, dhe nuk besoj ndonjëherë të kem pasur kaq shumë turp përpara figurave që sakrifikuan familjen, që ne sot t’i shpërblejmë me injorancën tonë…

    Jam e vetëdijshme se koha i lind trimat dhe se heronjtë tanë nuk kanë qenë heronjë që kanë bashkvepruar në të njëjtin moment, por janë njerëz që kanë dalur kohë pas kohe për t’na treguar se shpresa për ndryshim mund të vij në momente kur nuk e presim, në momente kur nuk jemi gati…

    Historia na tregon vetë për kohën e Skënderbeut, kohën e Ismail Qemalit, kohën e Frashërllinjve, kohën e Adem Jasharit, Fehmiut,Xhevës, Fatimes e shumë e shumë të tjerë, secili prej tyre e ka fituar heroizmin në kohë të ndryshme, dhe kur e bënë krahasimin e këtyre figurave me kohën ku jetojmë duket njëjtë si ai mjerimi që e përshkruante Migjeni dhe jo ti biesh malit me grusht, por sikur edhe ta shkatërrosh nuk nxjerr zë dhe kjo për faktin se ne nuk e duam vendin tonë ashtu siç shprehemi për të…

    Kur më thanë se cili është patriotizmi më mirë kohët e sodit menduan se do u thoja të marrësh armën dhe të dalish malit, përkundrazi patriotizmi më i mirë dhe më i pastër që mund ta bëjmë për vendin tonë është ta njohim historinë dhe të arsimohemi për t’mos mbetur në epokat e analfabetizmit e t’na shtypin në oborrin tonë….

    Të drejtat e shkrimit i kanë vetëmNistori.com dhe autori!

    Lajmi Paraprak

    Zaev: Nuk pres asgjë nga takimi i sotëm lidhur me çështjen e 27 prillit në kuvend

    Lajmi i rradhës

    Komisioni Europian nuk ka vullnet për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë