Komisioni i Pavarur i Mediave merr ankesa për ‘Big Brother’ në Kosovë

    Komisioni i Pavarur për Media ka pranuar disa ankesë në lidhje me programin televiziv ‘Big Brother’ që shfaqet në platformën “Artmotion”.

    Në mbledhjes e 10 nëntorit, kryeshefi i KPM-së, Faruk Rexha foli për ankesat e qytetarëve drejtuar këtij institucioni.

    “Një prej ankesave ka qenë për ‘Big Brother’, se në orën 9:00 ka pasur fjalosje dhe promovim të cigares dhe tjetra ka pasur të bëjë me transmetimin e përmbledhjeve ditore ku është pretenduar për shkelje të Kodit të Etikës” – ka thënë gjatë mbledhjes Faruk Rexhaj.

    Në raste të caktuara ankesat janë adresuar në emër të televizionit që i transmeton ato.

    “Ankesa tjetër ka qenë po për Klan Kosovën, për Big Brother” – vijoi ai.

    Edhe në këtë rast janë pretenduar shkeljet e Kodit të Etikës.

    “Këto raste janë monitoruar dhe do të trajtohen shpejtë” – ka siguruar zëvendësuesi i kryeshefit, Fisnik Rexhaj.

    Kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti tha se i çmon ankesat e adresuara në KPM.

    “E çmoj faktin se janë rritur ankesat, qytetarët po e çmojmë institucionin dhe po presin zgjidhje” – tha Jeton Mehmeti.

    Sipas kryetarit të KPM-së numri i lartë i ankesave për programet “reality show” është shqetësues. /Kallxo/

    Lajmi Paraprak

    Gashi: shqiptarët nuk do t’ia falin Ali Ahmetit për rikthimin e Gruevskit

    Lajmi i rradhës

    Retorika etnike e partive, në kohën kur RMV po përballet me korrupsionin dhe politizimin e gjyqësorit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë