Komisioni miraton ratifikimin e marrëveshjes së FRONTEX

    Marrëveshja për bashkëpunim kufitar FRONTEX, u miratua sot unanimisht nga Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme dhe Komisioni Legjislativ dhe Juridik. Ratifikimi i saj duhet të miratohet së shpejti në seancë plenare në Kuvend. Para anëtarëve të Komisionit, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka sqaruar se përgatitjet për këtë ligj kanë filluar në dhjetor të vitit 2015, por për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë për formulimin e gjuhës, nënshkrimi zyrtar i tij është shtyrë. Marrëveshja u nënshkrua në Shkup tre muaj më parë.

    Marrëveshja të mundësojë mbrojtje më të mirë të kufirit, dislokim të shpejtë të personelit dhe pajisjeve të Frontex-it, ose të policëve të huaj në pikat kritike kufitare në rast të një përkeqësimi të shpejtë të papritur të situatës, si dhe është i mundur shkëmbimi i sigurt i informacioneve dhe i të dhënave.

    Lajmi Paraprak

    Arrestohet ish-drejtori i Doganës, Dragan Daravellski

    Lajmi i rradhës

    Pse shkollat në ShBA po e bllokojnë ChatGPT-në?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë