Komiteti i Helsinikit në RMV nxit qytetarët që të denoncojnë çdo të shkeljes së votës

    Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut njofton se të dielën më 31 tetor, zyra e Komitetit do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës me qëllim që t’u mundësojë qytetarëve të paraqesin shkelje të të drejtës së votës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

    “Komiteti inkurajon qytetarët që mendojnë se u është shkelur e drejta e votës që të denoncojnë rastin në zyrën e Komitetit që ndodhet në rrugën “Naum Naumovski Borçe” nr. 83 në Shkup ose përmes telefonit 02 3119 073 dhe 072278436″, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

    Ata shtojnë se krahas këtyre mënyrave për denoncim, është i mundshëm edhe denoncimi për e-mailit në [email protected], ndërsa denoncimet duhet të përmbajnë arsyetim për shkeljen e të drejtës, vendvotimin dhe kohën.

    Qytetarët mund të denoncojnë me të dhënat e tyre ose në mënyrë anonime.

    Lajmi Paraprak

    Sot në RMV votojnë të burgosurit dhe të sëmurët

    Lajmi i rradhës

    Në prag të zgjedhjeve lokale, MPB edhe gjatë fundjavës do të lëshojë letërnjoftime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë