Komiteti për Liritë Qytetare i Parlamentit Evropian voton pro liberalizmit të vizave për Kosovën

    Anëtarët e Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian i thanë po liberalizimit të vizave për Kosovën, saktësisht marrëveshje tripalëshe.

    Bëhet fjalë për marrëveshjen që është arritur në dhjetor të 2022-së ndërmjet Parlamentit, Këshillit dhe Presidencës së Bashkimit Evropian.

    Kjo marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është aprovuar me 48 vota për, 7 kundër dhe 3 abstenime nga anëtarët e Komitetit të PE-së, raporton Telegrafi.

    “Më pas, Parlamenti Evropian në seancën plenare do të votojë për këtë çështje”, bëhet e ditur në postimin e Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian.

    Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së gjatë takimit në Bruksel në dhjetor kanë miratuar marrëveshjen e arritur më parë mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Tani pasi marrëveshja është votuar në Komisionin për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të brendshme (LIBE), çështja e liberalizimit të vizave do të shkojë për votim në seancën e Parlamentit Evropian.

    Më pas do të konfirmohet edhe nga Këshilli i BE-së.

    Ndërkaq, pas përfundimit të këtyre procedurave, qytetarët do të mund të udhëtojnë drejt BE-së më së largu më 1 janar 2024.

    Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë. 

    Lajmi Paraprak

    GREVË NË “UJËSJELLËS DHE KANALIZIM” | Punojnë në -10 gradë në Sharr, rrogat ua vonojnë për 10 vite dhe punëtorët janë pa sigurim shëndetësor

    Lajmi i rradhës

    ASOCIACIONI | Kurti: Pse nuk mjafton plani i Ahtisarit për serbët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë