Kompanitë vendore vuajnë pasojat nga shtrenjtimi i energjisë elektrike

    Faturat e energjisë elektrike të kompanive janë më të larta për 20 për qind krahasuar me muajin e kaluar, ndërsa në nivel vjetor kostot e tyre kanë kaluar edhe 500 për qind. Organizata e Punëdhënësve thotë se rritja e vazhdueshme e çmimit të energjisë elektrike ul likuiditetin e tyre dhe vë në pikëpyetje mbijetesën e një pjese të mirë të kompanive më të vogla. Biznesmenët kanë frikë se faturat e energjisë elektrike që do ta arrijnë kulmin në sezonin e ngrohjes dhe do të jenë fatale.

    “Mendimi i kompanive është shumë më i frikshëm, çfarë do të ndodhë nga vjeshta kur do të kemi rritje të konsumit të energjisë elektrike, si për ngrohjen e ambienteve, për ndriçimin shtesë. Shumica e kompanive po mendojnë nëse këtë dimër do të duhet të mbyllin objektet e tyre dhe punonjësit të jenë barrë e shtetit. Nëse qeveria nuk është në gjendje t’i ndihmojë kompanitë, situata do të jetë alarmante”, tha Vladanka Trajkovska, kryetare e Organizatës së Punëdhënësve.

    Kjo shoqatë biznesi thekson se nëse çmimi aktual në tregun e lirë të energjisë elektrike mbetet ose nëse vazhdon të rritet edhe në dimër, Qeveria do të duhet të mendojë për mbështetje direkte buxhetore si për kompanitë ashtu edhe për amvisëritë.

    “Biznesi tregon se duhet të merret parasysh edhe ekonomia sepse nëse nuk paguhen punëtorët do të humbasin vendet e punës. Nëse çmimi i energjisë elektrike në bursën HUPEX, që tani është 500 euro për megavat orë, vazhdon të rritet dhe paralajmërohet se deri në fund të vitit mund të arrijë në 1000 euro, kompanitë mendojnë për uljen e numrit të punëtorët deri në mbylljen e plotë të objekteve”, thonë nga Oda Ekonomike.

    Biznesmenët paralajmërojnë se nëse ende nuk kanë ndihmë financiare nga shteti, ekonomia e Maqedonisë do të bëhet jokonkurruese në raport me vendet përreth, sepse qeveritë përreth tashmë kanë dhënë ndihmë financiare për kompanitë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Taravari: Partitë politike të zgjedhin ekspertët

    Lajmi i rradhës

    Regjistrimi në “Shën Kirili dhe Metodi”, përgjegjësi penale nëse aplikon në universitet tjetër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë