Kompjuterët do shtojnë të papunët | Çfarë mund të bëjë inteligjenca artificiale

    Një mekanizëm i  fuqishëm teknologjik që ka aftësinë e një punonjësi, madje i tejkalon ato me shpejtësinë e realizimit.

    A do mund të zëvendësojë inteligjenca artificiale fuqinë punëtore? Është kjo pyetja që po pushton botën prej ditësh tashmë pasi platforma më e re digjitale me karakter analitik krijues  është e hapur për publikun.

     “Është një revolucion që s’kishte ndodhur prej vitesh, e që po zvogëlon rolin e njeriut. Megjithatë do kohë të updatohemi”, tha  Eri Demiri-IT.

    Një temë diplome, kërkesë për dorëheqje, aplikim për punë, e-mail me tematika të ndryshme, gjithçka të  gatshme të krijuar nga inteligjenca artificiale në kohë rekord duke shmangur procese të gjata pune hulumtimi e përmbledhje të dhënash. Madje edhe kur dyshon se nuk do e kryejë saktë punën e një gazetari, befasohesh.

     “Të shikojmë sa do mund të më zëvendësojë, të shkruajë një lajm për inteligjencën artificiale dhe sa e rrezikuar jam unë në punën si gazetare”, tha ai.

    Përpos të mirave që përfiton njerëzimi nga zhvillimi i teknologjisë, nga ana tjetër do të përballet me problematikën e lajmeve të rrema apo me plagjiaturën e dembelizmin që do përhapet në shoqëri. Vetë platforma CHATGPT e pranon marzhin e gabimit, mirëpo edhe Top Channel e provoi  me shembullin e personazhit më të ndjekur të momentit në Shqipëri.

     “Në këtë rast e pyetëm kush është Luiz Ejlli? Thotë që përveç se është këngëtar është edhe aktor ka luajtur në teatër dhe filma”

    Studimi I bankës së investimeve Goldman Sachs e cilëson inteligjencën artificiale si përparim të madh që mund të krijojë përmbajtje të padallueshme nga puna njerëzore, e cila mund të zëvendësojë 300 mijë vende pune me kohë të plotë, por gjithashtu do të lind nevoja për profesione të reja në këtë fushë. /tch/

    Lajmi Paraprak

    Diabeti – Shtatë shenjat që meshkujt nuk duhet t’i injorojnë

    Lajmi i rradhës

    Publiku në Veles sulmon lojtarët e KV Shkëndija Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë