Publiku në Veles sulmon lojtarët e KV Shkëndija Tetovë

    Ndeshja KV Shkëndija Tetovë – KF Borec ka përfunduar me rezultat 3:2 në sete, gjegjësisht në disfavor të KV Shkëndija, përcjell Nistori.

    Sipas informacioneve publiku ka sulmuar lojtarët e KV Shkëndija, gjë që ka sjellur rrëmujë në sallën Park në Veles.

    “Ndeshja kthyese kundër KV Borec, përfundon në disfavor të KV Shkëndija me rezultat 3-2 në sete. Rezultati mbeti nën hije të pritjes jo sportive të publikut vendas me skandime dhe sulme ndaj lojtarëve tanë që solli rrëmujë në sallën Park në Veles. Si pasojë e kësaj lojtarët dhe stafi teknik momentalisht jane thrirur në pyetje në zyrat e SPB Veles.

    Detajet e ndeshjes së 3-të që do të luhet ditën e enjte në Tetovë dhe njëkohësisht vendimtare për kualifikim në finalen e play off, do të bëhen të ditura ditëve në vijim nga klubi KV Shkëndija Tetovë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kompjuterët do shtojnë të papunët | Çfarë mund të bëjë inteligjenca artificiale

    Lajmi i rradhës

    Tokat bujqësore të fshatit Rashçe janë shndërruar në moçale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë