Kompletoi për 9 orë një hartë me mijëra copëza Lego, 13-vjeçari amerikan theu rekordin Guinness (Video)

    Një djalë 13-vjeçar nga Maine theu një rekord Guinness pasi kompletoi Hartën Botërore Lego prej 11,695 pjesësh në 9 orë, 14 minuta dhe 49 sekonda.

    Cooper Wright nga Cumberland Center tha se ka filluar nga mosha 3 ose 4 vjeçare për të kompletuar tulla të Lego-s, transmeton Telegrafi.

    Wright tha se ai vendosi të provonte Hartën Botërore Lego për një rekord të Guinness. Koha për ta mposhtur ishte 12 orë.

    “Unë mendoj se ishte ndoshta më e vështira se çdo tjetër që kam bërë”, tha Cooper.

    Wright tha se kishte frikë se përpjekja e tij mund të rrezikohej kur tavolina e tij u shemb pjesërisht, duke bërë që copëzat Lego të bien në dysheme.

    Djaloshi përfundoi hartën me copëza Lego për 9 orë, 14 minuta dhe 49 sekonda, të mjaftueshme për të fituar zyrtarisht rekordin botëror.

    Lajmi Paraprak

    Ofendoi lojtarët myslimanë dhe me ngjyrë në ekipin e tij – i quante terroristë

    Lajmi i rradhës

    Pse gatimi me gaz është i dëmshëm për shëndetin? Çfarë rekomandohet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë