Ofendoi lojtarët myslimanë dhe me ngjyrë në ekipin e tij – i quante terroristë

    Ish-trajneri i klubit anglez Crawley, John Yems është suspenduar për 18 muaj pasi ai ofendoi lojtarët e tij për arsye fetare dhe racore.

    Yems, 63 vjeç menaxhoi Crawley nga dhjetori 2019 deri në maj të vitit të kaluar dhe gjatë asaj periudhe ai vazhdimisht ofendoi futbollistët e tij.

    Ai dyshohet se ka fyer futbollistët e tij për arsye fetare dhe racore 16 herë dhe Federata e Futbollit të Anglisë (FA) e shpalli fajtor për 12 prej tyre. Yems pranoi një akuzë, ndërsa FA vërtetoi 11 të tjera.


    Ndër të tjera, Yems u dënua për këto arsye 

    • I quajti lojtarët myslimanë “terroristë”
    • U tha lojtarëve myslimanë se “njerëzit e tyre veshin jelek bomba”
    • Ai tha se lojtari irakian Zaid Al Hussaini “ndoshta do të hedhë në erë stadiumin”
    • Ka thënë në disa raste se një nga lojtarët myslimanë “mbart një bombë në çantën e tij sportive”
    • E shqiptoi qëllimisht emrin e aktorit të famshëm si ‘SchwarzeNEGGER’ para lojtarëve me ngjyrë
    • Kur futbollisti Ricardo German u kthye nga takimi i kombëtares së Grenadës, ai i tha atij “se ishte shumë i zi”.
    • FA e pezulloi Yems për 18 muaj dhe ai do të mund të punojë sërish në futbollin anglez nga 1 qershori 2024, kur do të jetë 65 vjeç.

    Shumë shoqata kundër racizmit janë të indinjuar nga shpjegimi që ka ardhur nga FA se pse ata dhanë një pezullim kaq të vogël, pavarësisht ofendimeve të shumta që Yems u tha lojtarëve të tij.

    “Ne konkluduam se Yems nuk është racist dhe se ai nuk ka fyer me vetëdije futbollistët për shkak të besimeve të tyre fetare dhe ngjyrës së lëkurës. Nëse ai do të ishte vërtet racist, ai do të kishte marrë një dënim jashtëzakonisht të gjatë, ndoshta një ndalim të përjetshëm për të punuar në futboll”, sqarohet në vendim. 

    Lajmi Paraprak

    Bëhet e ditur se sa miliardë njerëz e ndoqën Kupën e Botës në Katar

    Lajmi i rradhës

    Kompletoi për 9 orë një hartë me mijëra copëza Lego, 13-vjeçari amerikan theu rekordin Guinness (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë