Komuna e Dibrës pas 20 viteve e ndërron statutin

    Komuna Dibër pas 20 viteve, tani ka statut të ri, dhe ai është votuar unanimisht në seancë të Këshillit nga këshilltarët pa marrë parasysh përcaktimet partiake. Edhe pse ka patur pjesë të këtij dokumenti themelor të komunës, gjatë viteve të kaluara pushteti vendor ka funksionuar me statutin që ka qenë sjellë në vitin 2003 gjë që shpesh here ka shkaktuar probleme. Para votimit në Këshill për propozim statutin e komunës, u debatua në seancë të veçantë të Këshillit dhe pastaj pati edhe debat publik. Duke dhënë sqarime rreth statutit të ri, sekretari i komunës Ylli Mirzo, tha se tani definitivisht Dibra ka një statut i cili është në përputhje me të gjithë ligjet me të cilët funksionon pushteti vendor.

    “Kaluam të gjithë fazat të nevojshme dhe sot unanimisht u miratua statuti i ri i komunës Dibër. U respektua maksimalisht edhe debati publik i cili pati afat 10 ditor”, tha Mirzo.

    Të theksojmë se në seancën të mëparshme përgatitore në lidhje me debatin rreth këtij dokumenti themelor të pushtetit vendor nga ana e disa këshilltarëve opozitar në Këshillin e Dibrës i cili ka një shumicë të BDI – së, veçmas u debatua rreth nenit 7 të propozim statutit ku thuhet se në komunën Dibër gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi cirilik. Në komunën gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase dhe shkrimit cirilik është edhe gjuha dhe shkrimi të cilin e flasin më së paku 20 për qind të banorëve të komunës respektivisht- gjuha shqipe dhe shkrimi i saj.

    Në seancën ku u debatua për propozim statutin, opozitarët thanë se në vend 20 për qind duhet të përcaktohet populli shqiptar dhe shkrimi gjuha shqipe. Sipas tij pjesa dërmuese e popullatës janë shqiptarë. Por në seancën e fundit gjatë votimit të tekstit nuk pati reagime.

    Në seancën, kryetari i Dibrës Hekuran Duka dhe kryetari i Këshillit Fuat Spahiu theksuan se tani komuna ka një statut të kompletuar i cili ka 133 nene të dispozitave themelore për funksionimin e pushtetit lokal. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Barnat pa licencë reklamohen në Maqedoni nëpërmjet intervistave të rrejshme me mjekë të njohur

    Lajmi i rradhës

    Shtohen radhët për ndërrimin e dokumenteve në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë