Komuna e Haraçinës dhe e Likovës kërkojnë nga prokuroria të hetojë ministrin Limani

    Kryetarët e komunave të Haraçinës dhe Likovës kanë dënuar deklaratën e Ministrit për Punë dhe Politikë Sociale, Fatmir Limani lidhur me hapjen e çerdheve në komunat e tyre, dhe i bëjnë thirrje Prokurorisë Publike që të ndërmarrë veprime dhe të hetojë këtë abuzim të hapur të pozitës zyrtare.

    “Ne, kryetarët e komunave të Haraçinës dhe Likovës, dënojmë ashpër deklaratën e Ministrit të për punë dhe politikë sociale, i cili ka kushtëzuar hapjen e çerdheve publike në komunat tona me një kërkim-falje publike ndaj tij.

    Ky veprim përbën abuzim flagrant me detyrën zyrtare dhe tregon qartë qëllimet e tij për të vendosur interesa personale dhe politike mbi mirëqenien e fëmijëve tanë.

    Refuzimi për të firmosur hapjen e çerdheve në Haraçinë dhe Likovë është një akt diskriminues dhe i papranueshëm, që pengon të drejtën e qytetarëve për akses në shërbime publike thelbësore. Ky veprim është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe etikën që duhet të udhëheqë punën e një zyrtari publik.

    Në këtë drejtim, ne bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të ndërmarrë veprime dhe të hetojë këtë abuzim të hapur të pozitës zyrtare. Gjithashtu, ne po shqyrtojmë ngritjen e padive penale ndaj Ministrit për shkelje të detyrës zyrtare dhe pengim të ushtrimit të funksioneve institucionale në shërbim të qytetarëve”, thuhet në reagim.

    Nga atje shtojnë se fëmijët dhe familjet e komunave të Haraçinës dhe Likovës nuk duhet të jenë viktima të lojërave politike apo të kapriçove personale të askujt. Ne do të mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë me çdo mjet ligjor dhe do të vazhdojmë të luftojmë për mirëqenien dhe interesat e tyre.

    Lajmi Paraprak

    Qyteti amerikan ku me ligj çdo familje duhet të ketë një armë

    Lajmi i rradhës

    RMV, uljet e çmimeve që nuk ndjehen shumë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë