Sa janë të sigurta pishinat në RMV, flet mjeku Davidovski

    Pishinat për rekreacion janë të sigurta për shfrytëzim dhe uji brenda tyre është i pastër. Kështu thotë mjeku Ratko Davidovski në Institutin për shëndet në Tetovë, duke aluduar në rezultatet e analizave të ujit që bëhen çdo javë nëpër pishina. Davidovski thotë shteti i Maqedonisë së Veriut nuk ka rregullativë që e rregullon çështjen e analizave, por se ata veprojnë në bazë të standardeve shkencore për siguri të qytetarëve që shfrytëzojnë pishinat.

    “Inspeksioni sanitarë i obligon pishinat për rekreacion dhe për not që të bëjnë testime të rregullta të kualitetit të ujit. Më optimale është që një herë në javët të bëhen testime mikrobiologjike dhe një deri në dy herë testime kimike të ujit. Këtë vit sezoni ka qenë i shkurtët. vetëm 3 javë kemi pasur temperatura të larta. Kemi kryer testime në 5 pishina. Jemi shumë të kënaqur me rezultatet. Të gjitha janë në suaza të standardeve, patjetër të them se ne si shtet nuk kemi ligj të caktuar por kemi standarde me të cilin shërbehemi për të cilësuar kualitetin e ujit nëpër pishina”, thotë mjeku Ratko Davidovski.

    Nga ana tjetër, Zeqir Idrizi pronar i “Aqua Park” në Tetovë kryen testime çdo javë dhe se uji është sipas standarteve të parapara. Megjithatë, ai thotë se moti i ligë gjatë kësaj vere, ka bërë që numri i vizituesve të bie. Por, pasi që u largua shiu që zgjati gati një muaj, ai thotë se vizitat u shpeshtuan dhe kulmuan me ardhjen e mërgimtarëve nga jashtë.

    “Sezoni në përgjithësi ka qenë i mirë, muaji i 6 në fillim ishte pak më dobët, kemi pas reshje të shpeshta. Korriku ka qenë muaj i mirë, temperatura të larta. Kemi pas një numër të madh të vizituesve, si nga vendi ashtu edhe nga jashtë të cilët vijnë ta vizitojnë Tetovën po ashtu edhe neve. Përndryshe në muajin e tetë kishim rënie të intensitetit të punës për shkak se mërgimtarët fillojnë të largohen. Një pjesë ka qenë edhe nëpër pushime, por përsëri kemi vizitues por vijnë në orët më të vona. Pas orës 12 më shumë sepse koha është më e ngrohët atëherë. Një numër i madh i të rinjve vijnë përsëri me qenë se kushtet i kemi të mira, uji filtrohet dhe pastrohet, çmimet janë të volitshme dhe gjithçka është në rregull”, u shpreh Zeqir Idrizi, pronar i “Aqua Park” në Tetovë.

    Qytetarët që vizitojnë këto pishina shprehen të kënaqur me kushtet që u ofrohen. Për shkak të punës, frekuentimi më i lartë ndodhë gjatë vikendit kur edhe organizohen aktivitet të ndryshme për fëmijë.

    Lajmi Paraprak

    Kosovë, digjitalizimi i ndihmave shtetërore thellon pabarazitë në shoqëri

    Lajmi i rradhës

    Çështja e librave në RMV mund të përfundojë në gjykatë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë