Komuna e Tearcës paralajmëron protesta | Kërkojnë heqjen e deponisë

    Foto: Ilustrim

    “Edhe pse gati çdo tre muaj po premtohet se do filloje eliminimi i kësaj deponie këtu në fshatin Gllogjë të komunës së Tearcës , e njëjta, lere që nuk pastrohet, por ka filluar edhe të zgjerohet edhe në pjesën e poshtme të rrugës. Gjatë natës kanë filluar ti ndezin këto mbetje të cilat krijojnë shqetësime për banorët”.

    “Këtu kemi vend banimi, lagje e banuar është dhe nuk marrin asnjëfarë mase për heqjen e mbeturinave që thjeshtë mos kemi ndonjë epidemi se jetojmë tashmë këtu. Djegie ka çdo natë dhe nga tymi thjeshtë s`mund të dalim edhe prej shtëpive sepse jetojmë pak më poshtë dhe s`mund as të jetojmë rehat”.

    “Nuk diskutohet për këtë më, a është normale kjo kështu që e shihni? Deponi kanë bërë në gjitha anët. Të jetë material i fortë në rregull, por ka materie që kalben, po ka edhe qen eshtra nxjerrin rrugëve. I kemi thënë ca herë kryetarit të komunës, veç thotë po do e bëjmë planifikojmë dhe asgjë”.

    Nga komuna e Tearcës, thonë se deponinë e pastrojnë çdo dy muaj. Fajin për deponinë Komuna ua hedh banorëve.

    Brenda këtij viti dy herë e kemi pastruar. Herën e fundit që e pastruam erdhi njeriu me traktor i hedh madje edhe na kërcënon. Çka ti bëjmë ne atij, nuk jemi polic. Komuna normal që nuk është polic s`ka forcë të rrinë me armatim t`i ruaj ato. Unë mendoj se gjobat kryejnë punë, por gjobat e sigurta – deklaroi Mefail Miftari, Drejtor i NPK Higjiena Tearcë.

    Ndërkohë që ekipi ynë ishte në teren, policia ndaloi disa persona të cilët hidhnin mbetje ndërtimore. Ndaj tyre u shqiptuan gjoba me nga 10 mijë denarë.

    Banorët nga ana tjetër kanë nisur peticion me të cilin kërkojnë nga Komuna që në afat prej dhjetë ditësh të zgjidhin problemin në të kundërtën paralajmërojnë protesta.

    Lajmi Paraprak

    “Mos harro, je grua”

    Lajmi i rradhës

    Vapa rekorde detyron rajonin kanadez t’i mbyllë shkollat dhe universitetet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë