“Mos harro, je grua”

    Maria Sabina

    Gëzohu dhe shërohu, bija ime, me dritën e diellit dhe rrezet e hënës. Me tingujt e lumit dhe të ujëvarës. Me valët e detit dhe fërfëllimën e krahëve të zogjve.

    Gëzohu dhe shërohu, bija ime, me gjethet e mentës dhe të mendrës, të mëllagës dhe të blirit. Freskohu me aromë livande, rozmarine dhe kamomili. Përqafohu me frutën e kakaos dhe me një degëz kanelle. Duaje çajin në vend të sheqerit dhe pije atë duke parë yjet. Gëzohu dhe shërohu, bija ime, me përqafimet e erës dhe me puthjet e shiut. Forcohu me këmbët zbathur në tokë dhe me gjithçka që ka lindur prej tokës. Bëhu më e shkathët çdo ditë, duke mprehur intuitën dhe duke parë botën me sytë e ballit.

    Kërce, vallëzo, këndo, që të jetosh më e lumtur. Gëzohu dhe shërohu, bija ime, me dashuri të shëndetshme dhe mos harro se je grua.

    Lajmi Paraprak

    E folmja shqipe në Ukrahinë, Bullgari dhe Moldavi

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Tearcës paralajmëron protesta | Kërkojnë heqjen e deponisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë