Komuna e Tetovës ende pa shumicë në Këshillin komunal

    Foto: Lirim Shabani

    Këshilli komunal i Tetovës ende nuk e ka formuar shumicën, ndërsa seanca vazhdimisht po shtyhet.

     “Për këshillin të hënën është caktuar  seancë, u deshtë për sot por për shkak të këtyre situatave nuk u mbajt. Të hënën tjetër do të caktohet dhe do t’i kuptoni rrethanat rreth këshillit”, tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.  

    Televizioni 21 gjatë ditës së sotme ka  kontaktuar edhe më numrin më të madhe të partive politike që  kanë këshilltarë në këshillin komunal, të cilët do të duhet ta bëjnë shumicën. Aleanca për shqiptarët dhe VMRO DPMNE që kanë përkrahur Kasamin në raundin e dytë tash më  kanë marrëveshje  edhe për këshillin komunal. Sipas informatave tona VMRO DPMNE në Tetovë do të marr sekretarin e komunës edhe një drejtori.  Edhe nga ASH pohojnë se kanë marrëveshje por  jo të detajuar sa i përket qeverisjes lokale.

     “Kemi një marrëveshje për shumicën e këshillit, por detajet do të publikohen në seancën e parë e cila pitet të mbahet gjatë ditës së enjte”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët-Tetovë.

    Më të qartë për të formuar shumicën janë nga lista e pavarur. Nga kjo iniciativë thonë se nuk do të marrin pjesë në seancë nëse ajo nuk do të jetë online, dhe nëse nuk publikohen emrat e të gjithë atyre që marrin rroga e nuk janë paraqitur në vendet e punës.

     “Për Listën “Më mirë për Tetovën” prioritet kryesor është implementimi i tre shtyllave të Platformës sonë: Transparenca dhe llogaridhënia, ambienti i pastër dhe qyteti me plan urbanistik të qëndrueshëm. Në Këshill do të bashkëpunojmë për çdo çështje që do jetë në të mirë të qytetarëve të Tetovës”, theksojnë nga iniciativa “Më mirë për Tetovën”.

    Në bisedime Lëvizja Besa është edhe me dy këshilltarët e LSDM-së por përkeqësimi i situatës në nivel qendror ka bërë që  të mos ketë akoma asnjë marrëveshje në nivel lokal.

    Ajo që dihet deri më tani është se shumica e këshillit  do të duhet të jetë prej 16 këshilltarëve, ndërsa deri më tani ka vetëm 14 edhe atë mes VMRO-së edhe ASH-së. BDI  me 10 këshilltarë edhe PDSH që ka 2 këshilltarë  do të  ngelin në opozitë.

    Lajmi Paraprak

    Vonesa të reja në ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë

    Lajmi i rradhës

    Varhelji optimist për negociatat, kryeministri i ri bullgar me sinjale pozitive për RMV-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë