Vonesa të reja në ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë

    Seksioni i parë prej 2 kilometrash nga autostrada Shkup-Bllacë po vonohet gati gjashtë muaj. Në vend që të përfundojë në dhjetor siç paralajmëruan autoritetet, tani nëse zgjidhen të gjitha problemet, kjo lidhje me Kosovën do të përfundojë në prill. Deri më tani ka përfunduar gjysma e punimeve ndërtimore. Pjesa e dytë do të jetë më e vështirë për shkak të kushteve të dimrit. Kompetentët thonë se janë përballur me gjëra mjaft të paparashikueshme.

    “U vonuam me fillimin e detyrave, pasi nuk ishte pastruar shpronësimi i gjithë trasesë. Në projektin bazë të këtij seksioni nuk ishin parashikuar disa gjëra, siç është muri mbajtës dhe problemi që nuk ishin parashikuar pjerrësira”, deklaroi Ejup Rustemi- drejtor i N.P. Rrugët Shtetërore.

    Autoritetet nuk deshën të tregojnë në detaje nëse vonesa në seksionin e parë do të vononte punën në pjesën e dytë. Kompetentët thonë se është mirë që po ndërtohet. Ministri i transportit Bllagoj Boçvarski tha se do të jetë i kënaqur nëse në mesin e vitit të ardhshëm arrin të gjejë kompani kontraktuese. Se kur planifikojnë plotësisht autostrada të jetë gati, Boçvarski nuk deshi të tregojë.

    “Kjo autostradë Shkup – Bllacë është diskutuar gati dhjetë-pesëmbëdhjetë vjet, por ne shohim që po ndërtohet dhe kjo është diçka që të gjithë duhet ta mirëpresim. Krahas kësaj, në trase shfaqen edhe pengesa të caktuara dhe normalisht gjatë ndërtimit do të duhet t’i heqim dhe këtë po e bëjmë”, deklaroi Bllagoj Boçvarski, ministër për transport dhe lidhje.

    Dy kilometrat e parë të autostradës do të kushtojnë diku 15 milionë euro. Seksioni i dytë i autostradës me Kosovën, që kalon 10 km, do t’i kushtojë shtetit mbi 100 milionë euro. Afati i fundit për përfundimin e të gjithë autostradës, thonë zyrtarët është viti 2023. Ndryshe, vonesë tjetër ka edhe në punimet ndërtimore në magjistralen Kërçovë – Ohër. Aneks i marrëveshjes ka ngecur në Kuvend, i cili duhet të votohet nga deputetët për të zgjatur afatin e ndërtimit. Paralajmërimet optimiste janë se në këtë autostradë do të duhet të punohet edhe për të paktën dy vite të tjera. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Zaev bisedon me Gashin rreth mundësisë që AAA të bëhet pjesë e qeverisë

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Tetovës ende pa shumicë në Këshillin komunal

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë