Komuna e Tetovës ka dorëzuar në Prokurori lëndën për shtegun e biçikletave dhe kontratat e 800 personave

    Fotografia është ilustruese

    Komuna e Tetovës ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Tetovë lëndët për të cilat dyshojnë për keqpërdorime nga përbërja e kaluar e pushtetit lokal.

    Nga Prokuroria e Tetovës nuk japin detaje. Lënda e parë është shtegu i famshëm i biçikletave si dhe kontratat e rreth 800 personave të cilët kanë marrë pagë nga Komuna.

    Kreu i Këshillit komunal Besar Durmishi paralajmëroi se në procedim janë edhe disa hulumtime që kanë të bëjnë me asfaltimin e rrugëve.

    “Sektori juridik i ka dërguar gjitha paditë ndaj ish kryetares, dhe i ka drejtuar lëndët në prokurori. Normalisht që vazhdojnë hetimet tjera. Rrugët apo projektet që janë të hapura, kemi bë një grup ekspertësh që investigojnë nëse janë realizimet e njëjta me kontratat në terren”, tha Besar Durmishi, Kryetar i këshillit komunal Tetovë.

    Nga Komuna e Tetovës thonë se hetime po zhvillohen edhe për borxhin e krijuar nga ndërmarrjet publike të Tetovës, por edhe nga shkollat.

    Javë më parë, kreu i Tetovës Bilall Kasami tha se, paralelisht me hetimet për atë se si u krijua borxhi publik, po punohet edhe në drejtim të zvogëlimit të këtij borxhi. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria apelon të mos krijohet panik tek qytetarët, ka mjaftueshëm derivate të naftës

    Lajmi i rradhës

    Eskobar mbledh koordinatorët e “Ballkanit të Hapur”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë