KOMUNA E TETOVËS NUK DËMSHPËRBLEN TË SULMUARIT NGA QENTË ENDACAKË

    Fotografi ilustruese

    Gazetare | Blerona Jakupi Zylbehari

    Nga 54 raste të paraqitura në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë për sulm nga qentë endacakë, vetëm 8 persona kanë ndjekur rrugën ligjore për dëmshpërblim. Në një deklaratë për Nistori, nga Gjykata Themelore e Tetovës thonë se deri në fillim të tetorit janë parashtruar 8 padi.

    “Në periudhën kohore nga 01.01.2021 e deri më 01.10.2021, në Gjykatën Themelore në Tetovë janë parashtruar gjithsej tetë padi me bazë kompensim të dëmit jo material të shkaktuar nga qentë endacakë. Gjashtë nga paditë kanë përfunduar me formën e prerë dhe dy të tjerat janë akoma në procedurë për shkak se të njëjtat janë parashtruar kah fundi i muajit shtator dhe procedura është në vijim,- informojnë nga Gjykata Themelore e Tetovës. 

    Pavarësisht vendimit, deri më tani komuna e Tetovës nuk ka dëmshpërblyer asnjë nga të sulmuarit. 

    ”Deri më tani nuk kemi realizuar asnjë nga gjashtë dëmshpërblimet, por do tu përmbahemi afateve ligjore – deklarojnë për Nistori nga komuna e Tetovës.

    Por si mund të marrin dëmshpërblimin qytetarët e sulmuar nga qentë endacakë? 

    Fillimisht duhet të nxirret një certifikatë mjekësore dhe më pas ekspertiza mjeko-ligjore duhet të vërtetojë se lendimet  janë shaktuar nga qentë. Në bazë të ligjit për vetëqeverisje lokale, komunat kanë obligim që të përkujdesen për qentë endacakë dhe personat e dëmtuar kanë të drejtë ta padisin komunën. Më pas Gjykata, në bazë të dëshmive të lëndimeve do të duhet të vendosë për dëmshpërblimin.

    Dëmshpërblimi bëhet për lëndimet fizike,  për shqetësim psikologjik por edhe për lëndimet që personi i ka marrë gjatë ikjes nga qentë endacakë. Nëse lendimet janë të dukshme dhe kanë shëmtuar pamjen fizike të personit atëherë mund të merret dëmshpërblim i veçantë, – deklaron avokati Miralem Asani. 

    Varësisht dëmtimit që ka pësuar personi, shuma e dëmshpërblimit fillon nga 30 mijë deri në 90 mijë denarë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Koalicionet parazgjedhore ndëretnike ulin retorikën nxitëse

    Lajmi i rradhës

    Ky është momenti kur tifozët hedhin gjësende në fushë dhe gjyqtari dërgon skuadrat në zhveshtore (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë