Komuna e Tetovës: Qeveria nuk e pranon kërkesën tonë për dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara gjatë vërshimeve

    Komuna e Tetovës për Nistorin njofton opinionin publik se i është refuzuar kërkesën për dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara gjatë vërshimeve. Sipas komunës, kjo është hakmarrje e Qeverisë ndaj tyre, në lidhje me vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në maj të vitit të shkuar.

    “Ne informojmë opinionin se Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë elementare i formuar nga qeveria nuk e ka marrë aspak parasysh raportin e komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e vitit 2022, edhe përkundër faktit se qeveria e ka për obligim ligjor që të ndihmojë zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore. Ne konsiderojmë se ky vendim i qeverisë për të mos ndihmuar banorët e prekur nga vërshimet ka prapavijë politike si rezultat i humbjes së dyfishtë që pësoi partia politike që është në pushtet. Në anën tjetër e informojmë opinionin me faktin se gjatë kohës së vërshimeve në Tetovë, në vitin 2022 nuk ka funksionuar këshilli komunal dhe si rezultat i kësaj nuk ka qenë e mundur të formohet komision për vlerësimin e dëmeve, por edhe përkundër kësaj komuna me të gjitha mjetet që ka pasur në dispozicion u ka dalë në ndihmë banorëve. Ne disa herë i jemi drejtuar qeverisë me kërkesë që të merr përsipër kompensimin e dëmeve pasi është edhe obligim ligjor, por kërkesat tona janë refuzuar pa ndonjë shpjegim. Komuna e Tetovës, pas zgjedhjeve për këshillin komunal formoi edhe komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuar nga vërshimet në vitin 2022 me çka përgatiti raportin final, raport ky që nuk u pranua nga Komisioni për vlerësimin dhe përcaktimin e dëmit nga fatkeqësitë elementare I formuar nga qeveria e RMV me arsyetime banale madje edhe politike”, kumton Komuna e Tetovës.

    Komuna e Tetovës informon qytetarët se do të ndërmarrë masa dhe veprime konkrete të nevojshme për të ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet dhe i siguron se dëmet e shkaktuara nga vërshimet do të kompensohen edhe përkundër krizës financiare me të cilën përballemi si rezultat i keqmenaxhimit nga administrata paraprake. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Arrestohet i riu në Bosnje e Hercegovinë pasi paralajmëroi se do kryejë krim në një shkollë

    Lajmi i rradhës

    Estetika si vlerë në komunikim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë