Konferenca e OKB-së për klimën bie dakord për deklaratën përfundimtare

    Pas një zgjatje prej më shumë se 36 orësh Konferenca e OKB-së për klimën ra dakord për deklaratën përfundimtare. Aty parashikohet heqja dorë nga përdorimi i qymyrit dhe një fond kompensimi.

    Për herë të parë Konferenca Botërore e Klimës ra dakord për një fond të përbashkët për të kompensuar dëmet prej klimës në vendet më të varfra. Në deklaratën e tyre përfundimtare që u publikua të dielën (20.11.) në mëngjes, rreth 200 shtete rikonfirmuan gjithashtu vendimin e tyre të mëparshëm për të hequr gradualisht dorë nga përdorimi i qymyrit. Por në deklaratë nuk përmendet heqja dorë nga nafta dhe gazi.

    Larg kërkesave të shumë shteteve dhe aktivistëve të klimës

    Në këtë formë deklarata nuk përmbush kërkesat e shumë shteteve, aktivistëve të klimës dhe ambientalistëve, të cilët e shohin si të domosdoshme heqjen dorë prej varësisë nga burimet e energjisë që ndotin mjedisin.

    Deklarata nuk përmbush kërkesat e aktivistëve të klimës

    Deklarata nuk përmbush kërkesat e aktivistëve të klimës

    Fondi i ri i kompensimit synon të zbusë pasojat e pashmangshme të ngrohjes globale – si p.sh. nga thatësirat gjithnjë e më të shpeshta, përmbytjet dhe stuhitë, por edhe nga ngritja e nivelit të detit dhe krijimi i shkretëtirave.

    Nuk përmenden shuma konkrete

    Çështja e financimit të fondittë ri të kompensimit të dëmeve prej klimës në vendet më të varfra ishte pika kryesore e mosmarrëveshjes në konferencën dy-javore në Sharm el-Sheikh, e cila u zgjat me më shumë se 36 orë.

    Protestë e aktivistëve të klimës gjatë konferencës në Egjipt

    Protestë e aktivistëve të klimës gjatë konferencës në Egjipt

    Në vendim nuk përmendet asnjë shumë për fondin e ri apo se cilat shtete duhet të paguajë saktësisht. Kjo do të sqarohet më vonë. Për vendet në zhvillim, të janë veçanërisht të rrezikuara prej ndryshimeve klimatike, do të ketë favore, gjë për të cilën kishte insistuar në veçanti BE-ja. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Momente nga jeta e shkrimtarit Leo Tolstoy

    Lajmi i rradhës

    A duhet të përdoren bashkë retinoli dhe vitamina C në kujdesin e lëkurës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë