Konflikti Rusi – Ukrainë | Pendarovski mbledh Këshillin e Sigurisë

    Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, për sot në ora 14:00 ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë.

    Në këtë mbledhje siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, do të diskutohet për agresionin rus mbi Ukrainën. Pasi të përfundojë mbledhja, Pendarovski do të jep deklaratë për media.

    Ndryshe, ai shpreh dënim të fuqishëm për veprimet ushtarake të cilat Rusia i ndërmerr mbi Ukrainën, që në mënyrë të pashmangshme qojnë drejtë humbjes së pa kompensuar të jetëve të njerëzve dhe dëmit material. Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë është sulm i integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, shkelje serioze e parimeve themelore të të drejtës ndërkombëtare, sulm ndaj rendit demokratik dhe kërcënim për stabilitetin e Europës.

    Ndryshe, në orët e sotme të mëngjesit Rusia ka nisur operacione ushtarake në Ukrainë, ndërsa janë raportuar edhe viktimat e para.

    Lajmi Paraprak

    Momentet dramatike në Ukrainë nëpërmjet fotografive – Qytetarë të gjakosur, lot dhe largime masive (Foto)

    Lajmi i rradhës

    Lukashenka: Trupat bjelloruse nuk janë pjesë e sulmit rus në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë