Kongresi i ASh-së më 27 mars 2022, dorëheqja e Selës nga kreu i partisë ndoshta në kongresin e radhës

    Aleanca për Shqiptarët mbrëmë në Shkup mbajti Kuvendin Qendror ku u prezantua raporti i zgjedhjeve lokale i përpiluar nga komisioni i formuar paraprakisht, si dhe raportet e degëve. Në mbledhje u miratua edhe vendimi për organizimin e Kongresit të dytë të Aleancës për Shqiptarët që do të mbahet më 27 Mars, 2022, përcjell Nistori.

    Për këtë qëllim u formua edhe një komision që do të përbëhet nga deputetët aktual, kryetarët e komunave, kryetarët e Forumit Rinot të Aleancës për Shqiptarët (FRASH) dhe Asamblesë së Gruas si dhe nga tre anëtarë nga këto dy organe partiake.

    Gjatë fjalimit para delegatëve, si dhe në deklaratën e dhënë për media, kryetari Ziadin Sela, falënderoi strukturat dhe aktivistët për angazhimin e deritanishëm, si dhe bëri thirrje për angazhim të mëtejmë në forcimin dhe zgjerimin e partisë edhe me kuadro të reja që janë të gatshëm dhe të përkushtuar për të sjellë ndryshim në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shteti nuk çan kokën për zejtarët në RMV, zejtarët nuk heqin dorë nga kërkesa për subvencionimin e pagës minimale

    Lajmi i rradhës

    Qentë endacakë, problem i vazhdueshëm i Pollogut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë