Qentë endacakë, problem i vazhdueshëm i Pollogut

    Problemi me qentë endacak kërkon një zgjidhje në nivel të rajonit të Pollogut, ku do të përfshihen të gjithë nëntë komunat. Në këtë drejtim është vendosur që në të ardhmen të ketë një qendër të përbashkët rajonale në territorin e komunës së Bërvenicës. Komunat që janë pjesë e rajonit të Pollogut në të ardhmen do të punojnë që të jetësojnë këtë projekt që do të ishte një zgjidhje afatgjate me qentë endacak. Kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu nënvizon se në mbledhjen konstitutive të qendrës rajonale për rajonin e Pollogut, trajtimi i qenve endacak ka qenë një ndër pikat kryesore.

    “Pra, qentë endacak do të locohen në komunën e Bërvenciës dhe është caktuar edhe lokacioni. Është vendosur nga të gjithë komunat ku qentë endacak do të trajtohen në mënyrë të posaçme dhe profesionale aty. Do të jetë një qendër edhe e grumbullimit por edhe e trajtimit”, tha Blerim Sejdiu, kryetar i Komunës së Zhelinës.

    Deri më tani vetëm komuna e Gostivarit, Tetovës dhe Tearcës janë marrë me këtë problem, por sërish në rrugët e Pollogut hasen qen endacak që rrezikojnë jetën e qytetarëve. Lidhur me këtë projekt pritet që në të ardhmen të merren hapa konkrete. Problem në vete është se deri më tani ende nuk bërë asgjë lidhur me zbardhjen e dyshimeve se qentë endacak sillen nga Shkupi ose qytete tjera të Maqedonisë së Veriut. Dyshime kryesore janë se qentë e pastrehë sillen nga pjesa e Shkupit dhe lëshohen në rajone të ndryshme në komunat e Pollogut. Por, deri më tani këta dyshime kanë mbetur vetëm në nivel të spekulimeve sepse policia edhe përkundër masave operative nuk ka arritur që të kap as individ apo ndonjë institucion se qentë nga jashtë sillen në Tetovë.

    “Deri tani nuk kemi regjistruar denoncime nga qytetarë individ apo përfaqësues institucionesh për automjete që sjellin dhe lëshojnë qen endacak në këto dy qytete nga vende tjera, kurse Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ndërmarrë masa operative dhe nuk janë konstatuar njohuri apo informacione të tilla”. deklaroi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë. Fatmir Rexhepi, kohë më parë për gazetën Koha. Në paraqitjen e tij të parë para mediave pas zgjedhjes në krye të komunës së Tetovës Bilall Kasami në mesin e pikave për prioritetet e 100 ditëshit të parë ishte edhe përpilimi i një strategjie për zgjidhje afatgjate të problemit me qentë endacak. (koha.mk)

    Lajmi Paraprak

    Kongresi i ASh-së më 27 mars 2022, dorëheqja e Selës nga kreu i partisë ndoshta në kongresin e radhës

    Lajmi i rradhës

    Xhaferi: Me formimin e qeverisë së re shmanget një krizë politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë