Konjufca: Me arrestimin e policëve kufitarë, Serbia e ka hedhur poshtë marrëveshjen bazë në Ohër dhe Bruksel

    Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka dënuar aktin e rrëmbimit të policëve kufitarë të Kosovës, nga xhandarmëria e Serbisë.

    Sipas tij, Ky veprim i Serbisë, e cenon sovranitetin dhe sigurinë e shtetit të Kosovës, teksa është tregues se kush është duke nxitur tensione në mes dy vendeve.

    Konjufca shtoi se “Serbia në mënyrë të hapur dhe tepër të rrezikshme e ka hedhur poshtë marrëveshjen bazë të normalizimit të marrëdhënieve të pranuar në Ohër dhe Bruksel.

    “Ky akt i cenimit të sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës nga Serbia është tregues i qartë se kush dëshiron të nxisë tensione në mes dy vendeve. Në kohën kur Serbia do duhej të urdhëronte bandat kriminale në veri të Kosovës që të tërhiqeshin nga përpjekja për destabilizim të rendit në katër komunat veriore të Kosovës, ajo vazhdon më tutje duke i përfshirë formacionet zyrtare policore në cënimin e integritetit territorial të Kosovës”, ka thënë ai.

    “Në kohën kur qeveria e Kosovës po del me propozime për t’i gjetur zgjidhje destabilizimit të shkaktuar nga grupet kriminale të mbështetura nga Beogradi, Serbia dëshmon nuk është e gatshme për asnjë zgjidhje. Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këto akte agresioni kundrejt Kosovës. Lirimi i menjëhershëm i tre policëve të Kosovës është ultimativ”, ka vijuar Konjufca.

    Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka arritur në pikën kufitare në Jarinjë. Ai u nis me urgjencë për atje, pas kidnapimit të tre policëve kufitar të Kosovës nga Njësia Speciale e Policisë së Serbisë.

    Lajmi Paraprak

    Prindërit shqiptarë: Gjuha shqipe, e padëshiruar për Kostovskin – flamuj të VMRO-DPMNE-së në manifestimin e komunës së Butelit

    Lajmi i rradhës

    Punonjësit e doganave kërcënojnë me bllokim të kufijve, nëse nuk rriten rrogat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë