Prindërit shqiptarë: Gjuha shqipe, e padëshiruar për Kostovskin – flamuj të VMRO-DPMNE-së në manifestimin e komunës së Butelit

    Komuna e Butelit gjatë ditës organizoi manifestim për shpërblimin e nxënësve më të mirë të shkollave të kësaj komune. Në këtë aktivitet u anashkaluan në tërësi mësimdhënësit dhe nxënësit shqiptarë.

    Nuk kishte qoftë edhe një fjalë, një këngë, poezi apo mirënjohje në gjuhën shqipe apo për ndonjë nxënës shqiptarë. Në këtë manifestim për mbylljen e vitit shkollor, nuk munguan as flamujt partiak, përkatësisht ai i VMRO-DPMNE-së, kuadër i së cilës parti është edhe kreu i komunës së Butelit Darko Kostovski.

    Prindërit shqiptarë, të revoltuar kanë kërkuar sqarime nga Kostovski, por ai sipas tyre ka thënë se manifestimi ishte në nivelin e duhur dhe nuk mungonte asgjë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gjermania me strategji të sigurisë kombëtare

    Lajmi i rradhës

    Konjufca: Me arrestimin e policëve kufitarë, Serbia e ka hedhur poshtë marrëveshjen bazë në Ohër dhe Bruksel

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë