Punonjësit e doganave kërcënojnë me bllokim të kufijve, nëse nuk rriten rrogat

    Punonjësit e Drejtorisë së Doganave do të hidhen të premten në protestë paralajmëruese ku kërkojnë rritje të pagave për 30 për qind. Nëse nuk u rriten pagat, ka mundësi që protestat të radikalizohen me mbylljen e pikave kufitare. Në këtë institucion me vite nuk janë rritur pagat dhe tashmë kanë të drejtën e shtesës prej 30 për qind në kontratën kolektive, por kjo rritje asnjëherë nuk iu është bërë, thotë kryetari i Sindikatës së Administratës, Tërpe Deanoski.

    “Punonjësit e Drejtorisë së Doganave me vite të tëra, ndonëse kanë të drejtë me ligj dhe me kontratë kolektive që t’u paguhet shtesa në pagë prej 30 për qind, nuk e kanë marrë kurrë atë shtesë. E pamë që ministri i Financave siguroi rritje të pagave 30 për qind në Ministrinë e Financave me ndryshimet në Ligjin e Buxhetit. Nëse nuk na dëgjojnë, mund të them se protestat do të radikalizohen si paralajmërim dhe do të mendojmë për mbylljen e pikave kufitare”.

    Megjithatë, ministri Besimi mbetet i mendimit se janë të gatshëm për një zgjidhje të përgjithshme për të gjithë të punësuarit në sektorin publik. Derisa kjo të ndodhë, asnjë institucion në veçanti nuk duhet të presë zgjidhje individuale për rritjen e pagave, Trpe Deanoski – Kryetar i SPOGJ.

    “Qëndrimi parimor në të cilin jemi rreshtuar është se jemi duke punuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje kolektive të përgjithshme që do të zbatohet për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe aty kemi përcaktuar një proces dhe janë duke u negociuar për të dhe presim të harmonizohen qëndrimet”, tha Fatmir Besimi – Ministër i Financave.

    Revolta e punonjësve të Doganës, por edhe e atyre në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, vjen pasi Besimi vendosi t’i rrisë pagat për 30 për qind vetëm për punonjësit e ministrisë së tij, por jo edhe në institucionet tjera nën ministrinë e tij. Nga DAP paralajmërojnë grevë të përgjithshme në vendet e punës dhe sindikata e Administratës njoftoi se punonjësit në institucione të tjera gjithashtu do të fillonin protesta paralajmëruese. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Konjufca: Me arrestimin e policëve kufitarë, Serbia e ka hedhur poshtë marrëveshjen bazë në Ohër dhe Bruksel

    Lajmi i rradhës

    Lajnë enët pa detergjent, pastrojnë dyshemetë me batanije të vjetra – në çfarë hasin autoritetet në kuzhinat e shkollave dhe kopshteve të fëmijëve në RMV?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë