Konjufca në ditën e Europës: Kosova ende pa liberalizim të vizave

    “Qytetarët e Kosovës, edhe pse të shpërfillur, vazhdojnë të besojnë fort në politikat integruese europiane dhe të shpresojnë që, në një të ardhme të afërt, Europa do t’ua hapë dyert, siç i hapi për shumë shtete e popuj”.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Dita e Europës e gjen Kosovën jo vetëm pa statusin e kandidatit, por edhe pa liberalizim të vizave, e ndërsa qytetarët e saj në një getoizim të pashembullt.

    Sipas tij, kjo përveçse diskriminim dhe padrejtësi e madhe, kufizimi i lirisë së lëvizjes është edhe shmangie nga parimet e një Europë pa kufij.

    “Qytetarët e Kosovës, edhe pse të shpërfillur, vazhdojnë të besojnë fort në politikat integruese evropiane dhe të shpresojnë që, në një të ardhme të afërt, Europa do t’ua hapë dyert, siç i hapi për shumë shtete e popuj”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    RMV, pushimi i së dielës mund të zëvendësohet me ditë tjetër pune!

    Lajmi i rradhës

    ASH: BDI ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për konfliktin e 9 majit në Kumanovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë