Konkluzionet për të cilat do të debatohet në Kuvend

    Sapo ka filluar seanca ku do të debatohet për propozimin francez, aty ku do të mbajë fjalim edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

    Pas fjalimit të Von der Leyen, në Kuvend do të debatohen këto konkluzione:

    “Në propozim konkluzionet thuhet se Kuvendi i Maqedonisë, duke u nisur nga interesat kombëtare, dhe strategjike për anëtarësim në BE, e obligon Qeverinë t’i vazhdojë bisedimet me BE-në, me qëllim të zhbllokimit të proceseve euro integruese dhe të miratohet kornizë negociuese e cila përmban parimet dhe standardet evropiane.

    Gjithashtu obligohet Qeveria që përmes delegacioneve të saja që janë pjesë e bisedimeve që t’i përmbahen përcaktimit për respektim pa kushte gjuhës, identitetit dhe kulturës së popullit maqedonas si elemente për të cilat nuk negociohet me BE-në.

    Gjithashtu obligohet Qeveria që në kornizën negociuese gjuha maqedonase të figurojë pa sqarime, pa shtesa dhe pa fusnota.”, thonë tri nga pesë pikat e paraqitura. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kriza energjetike, makthi më i keq i Europës po bëhet realitet

    Lajmi i rradhës

    Deri në fund të shekullit, ishujt Maldive mund të zhyten plotësisht në ujë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë