“Konsumatorët të zgjedhin bletar amë, siç kanë mjekë amë”

    Mjaltë i certifikuar, origjinal, polen, qumësht mjalti, propolis, kozmetikë natyrale prej mjalti dhe pajisje, janë vetëm një pjesë e produkteve që i ofron Panairi i bletarisë në Shkup.

    Panairi ka filluar sot dhe do të zgjat deri të dielën. Stendat e prodhuesve janë vendosur në Sheshin “Maqedonia” tek Ura e gurit.

    Bletarët apelojnë, vizitorët të vijnë dhe të degustojnë, kështu që nëse u pëlqen mjalti, të zgjedhin prodhues amë. Kjo është, thonë kyçe nëse duan të jenë të sigurt se bлejnë mjaltë të vërtetë.

    Gjithashtu vlerësojnë se ky vit është i dobët për sa i përket prodhimit, por i shkëlqyer për sa i përket cilësisë së mjaltit. Ata janë përgjithësisht të kënaqur me mbështetjen e dhënë nga shteti, por falsifikuesit janë ende një problem i madh, besojnë ata.

    Çmimi i mjaltit sillet rreth 700 denarë, kurse çmimi i panairit është 650.

    Panairi i bletarisë organizohet për të gjashtin vit radhazi nga Federata e Bletarisë së Maqedonisë, mbështetësi kryesor është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, ndërsa nikoqir është Qyteti i Shkupit.

    MJALTIN BION MUND TA GJENI NË SHITORET E ASEL MJALTË SHARRI NË TETOVË DHE NË SHKUP. ASEL NË TETOVË MUND TA GJENI TE XHAMIA E SAHATIT DHE PALMA MALL, NDËRSA NË SHKUP PËRBALLË XHAMISË JAHJA PASHËS.

    Kontakt: +389 78 223 950 / +389 70 570 410

    *Artikull i mbështetur nga bletishtja Asel

    Lajmi Paraprak

    Punëtorët e paaftë të administratës, në trajnim! Ministri paralajmëron akademi për edukim të punonjësve

    Lajmi i rradhës

    Kur është koha e duhur për të shtuar kripën në gatim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë