Taksistët e papunë! | Kriza ekonomike bën që dibranët të mos shfrytëzojnë taksi

    Muajt e fundit në Dibër dukshëm është ulur interesi i dibranëve për të udhëtuar me taksi. Të rrallë janë ata që kërkojnë taksi si për të udhëtuar në qytet ashtu edhe në fshatra. Në krahasim me vitet të kaluara, ulja është drastike dhe si shkaqe kryesore për këtë situatë janë kriza ekonomike, ulja e standardit dhe çmimi i lartë që kanë vendosur taksistët. Për këtë shkak pronarët të taksi kompanive ankohen se nuk kanë punë, dhe ka raste kur disa nga pronarët kanë shitur edhe automjetet e tyre. Një problem tjetër që kanë taksistët është edhe fakti se ata shumë rëndë pajisen me licenca.

    Në bisedën që patëm me disa nga pronarët të taksi automjeteve u informuam se të rrallë janë përdoruesit të taksi shërbimeve. Puna ka ra dukshëm dhe taksi marrin dibranët vetëm për raste urgjente dhe jo siç ishte viteve të tjera.

    “Në të kaluarën taksi shërbime përdornin të gjithë, kurse tani ajo ndodh rrallë”, thotë një nga taksistët e vjetër dibran.

    Sipas tij tani taksitë më shumë përdoren kurë ka reshje të shiut, ku ka raste për në spital, apo nga familje të cilët nuk disponojnë me automjete. Poashtu taksitë përdoren edhe nga shtetasit shqiptarë të cilët vijnë në Dibër për të blerë artikuj ushqimor. Ata kërkojnë transport deri në vendkalimet kufitare “Bllatë” dhe Xhepisht-Trebisht”. Poashtu udhëtime me taksi për në fshatrat të Dibrës, Zhupës dhe Rekës janë të rralla.

    Sipas taksistëve në Dibër për një drejtim paguhen 100 denarë, kurse për në vendkalimet kufitare drejt Shqipërisë 200 denarë. Për në fshatrat e Dibrës, Zhupës dhe Rekës çmimi është 300 deri më 400 denarë. Biseduam edhe me disa dibran në lidhje me çmimet të taksi kompanive. Astrit V. 47vjeçar nga Dibra thotë se çmimet e reja larguan dibranët, por edhe banorët të fshatrave. Tani kur kemi krizë ekonomike, shumë janë pa punë dhe çmimet janë rritur banorët nuk përdorin taksi.

    “Unë i kuptoj taksistët me që çmimet të derivateve janë të larta, se jeta është e shtrenjtë, por ulja e interesit për të përdorur taksi është e kuptueshme, meqë taksi u bë luks”, thotë Astriti i cili shton se tani punojnë më mirë taksistët që çojnë udhëtarë në aeroporte.

    Sheshi “Skënderbeu”, në Dibër është plot me taksi. Taksi ka edhe në afërsi të Spitalit por pjesa më e madhe e tyre, kalojnë ditën duke pritur klientë. Për shkak të punës jo rentabile, një kompani e njohur në Dibër shiti të gjithë automjetet, dhe ma nuk merret me këtë biznes. Sipas taksistëve një problem tek ata është edhe marrja e licencës. Edhe tani kur jemi në fillim të vitit të ri 2023 , taksistët janë pesimist se do të ndryshojë diçka në sferën e tyre, me që kriza thellohet. /koha/

    Lajmi Paraprak

    KODI I RI PENAL | Do të rishikohen politikat ndëshkuese

    Lajmi i rradhës

    RMV, shpenzojmë për ushqime disa herë më shumë sesa europianët!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë