Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në një deklaratë për media lidhur me propozimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, është shprehur akoma nuk është koha për një njësi zgjedhore, përcjell Nistori.
Ai ka thënë se ndryshimi në Kodin zgjedhor të pa dyshim duhet të përforcojë demokracinë në vend, të kontribojnë për ruajtjen e stabilitetit institucional dhe të reflektojnë drejtë vullnetin e shoqërisë dhe multietnike.
“Kur jemi te çështja e një njësie zgjedhore, me të vërtetë duhet një qasje inkluzive, një debat të gjërë, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e veçanta të vendit tonë”, është deklaruar Ademi.
Ai ndër të tjera ka shtuar se çfarëdo modeli të cilin do të zgjidhet duhet të reflektojë heterogjinitet të shoqërisë dhe se ende nuk është koha për një njësi zgjedhore. /Nistori/