Kontesti me 140 infermieret në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup ende pa epilog

    Vazhdon të mbetet i pazgjidhur statusi i 140 infermierëve dhe personelit tjetër mjekësor në Shtëpinë e shëndetit në Shkup. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Besim Koka njofton se pas reagimit të të punësuarve, Ministria e Financave u ka kërkuar listë me gjendjen e të punësuarve në Shtëpinë e Shëndetit.

    “Sot nga Ministria e Shëndetësisë kërkuar të dhëna për 40 motra patronazhe për të cilat mendojmë se nuk ka ende pëlqime për kontrata në vepër. I kemi dërguar të gjitha të dhënat dhe presim që të ketë reflektim. Sipas informatave që i kemi pëlqimet për kontrata në vepër për 67 persona, për 47 pëlqime për punësime të përkohshme dhe 9 pëlqime për persona të tjerë kanë arritur në Ministrinë e Shëndetësisë, por tek ne ende nuk kanë arritur”, u shpreh Besim Koka, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit – Shkup.

    Nga Ministria e Shëndetësisë nuk dhanë përgjigje se deri ku është procedura për të punësuarit në Shtëpinë e Shëndetit. Ndërsa kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se problemi i tyre do të zgjidhet së shpejti.

    Kryeministrit Dimitar Kovaçevski thotë se nuk është e vërtetë se personeli mjekësor largohet nga vendi për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve joadekuate për punë. Ai thotë se vendi ka kuadër të mjaftueshëm shëndetësor dhe problemi aktual me pagat do të zgjidhjet së shpejti.

    “Dua tu pyes edhe Juve si kryeministër por kjo pyetje nuk vlen vetëm për Ju por edhe për të gjithë ministrat e tjerë. Si mund të flini të qetë dhe të kënaqeni në privilegjet që i fitoni me paratë e qytetarëve, ndërsa ata që e mbrojnë shëndetin e fëmijëve tonë dhe të gjithë qytetarëve të shtetit të punojnë dy muaj e gjysmë pa pagë, pa sigurime dhe me gjithë ata probleme me kredi, sigurimin e ushqimeve e kështu me radhë. Si mund të komentohet kjo kur çdo ditë kuadri shëndetësor ikë nga shteti?” – Mefail Ismaili, gazetar.

    “Problemi me të gjithë që punojnë gjithsesi se do të zgjidhet, kishte pjesë të të punësuarve të angazhuar në periudhën me krizën e pandemisë me koronën, për një pjesë të të cilëve nuk ka nevojë, por disa prej tyre në disa komuna vazhduan të shkojnë në punë  pa pasur pandemi por edhe ky problem zgjidhet, e mendoj se ekipi i ri në Ministrinë e Shëndetësisë do e zgjidhë këtë problem në afatin më të shkurtër të mundshëm për shkak se çdo kush që punon, mundi i tij duhet ti paguhet në bazë të gjitha ligjeve në shtet”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Një ditë më parë, 140 infermiere dhe personel tjetër shëndetësor në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup deklaruan se për më shumë se dy muaj punojnë pa pagë, pa sigurim dhe pa kontrata pune, për shkak se nuk u janë vazhduar kontratat për punë, pasi ende nuk është dhënë pëlqimi nga Ministria e Financave. Por nga Financat thanë se e kanë dorëzuar pëlqimin për vazhdimin e të punonjësve në fjalë dhe procedura duhet të vazhdohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shtëpia e Shëndetit Shkup. Edhe shtëpitë e Shëndetit në Shkup dhe Tetovë kanë probleme të njëjta, ku numër i madh i personelit mjekësor punon pa paga dhe pa kontrata. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut nuk bëhet “Bosnjë e dytë”, nëse përfshihen bullgarët në kushtetutë (Video)

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: Jemi të gatshëm për zgjedhje pa Qeveri teknike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë