Komunat në RMV nuk kanë para, nuk mund të mbijetojnë me financat e tyre

    Fotografia është ilustruese

    Më shumë se 75% e komunave nuk mund të mbijetojnë me financat e tyre. Hulumtimet e ekspertëve dhe organizatat tregojnë se arkëtimi i të ardhurave në nivel lokal është ende mjaft i ulët.

    Rezultatet tregojnë se dallimi mes komunave që mbledhin në mënyrë solide të ardhurat e tyre në raport me ato që kanë performancë të dobët, është 15 deri në 300 herë. Profesori universitar Borçe Trenovski për Alsat shprehet se ky është rezultat i dallimeve në kapacitetet njerëzore nëpër komuna, mënyra e menaxhimit dhe përgjegjësia para institucioneve.

    “Për të mos na përsëritet ajo që ndodhi me 50 milionë euro mbulim të borxhit disa vite më parë, sepse të njëjtat komuna dhe shumë kompani publike janë sërish në të njëjtin nivel të borxhit publik, duhet t’i zbulojmë problemet. Të fillojmë me mënyrë stimuluese, kush ka performancë më të dobët, por përveç “karotës” të kemi edhe “shkop”. Duhet të ketë sanksione të caktuara”, tha Borçe Trenovski- profesor universitar.

    Nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara thonë se autoritetet lokale duhet të përditësojnë të dhënat për të mbledhur tatimet në mënyrë më efikase.

    “Dimë shumë shembuj, kemi komuna më të vogla ku vlerësuesit shkonin shtëpi më shtëpi dhe mblidhnin të dhëna për pasuritë e patundshme sepse është komunë e vogël dhe mund të bëhet në një kohë të shkurtër. Por kemi edhe numër të madh të komunave që kanë përdorur incizime satelitore për të matur të gjitha objektet brenda komunës”, u shpreh Darko Cërvenkovski, përfaqësues i UNDP-së.

    Për shkak të arkëtimit të dobët të mjeteve nga të ardhurat personale, komunat nuk kanë të holla të mjaftueshme për t’i plotësuar pretimet parazgjedhore të kryetarëve./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nxënësi përfundon në spital, profesori nga Struga e sulmon me mjet të hekurt

    Lajmi i rradhës

    Kontesti RMV – Bullgari, diplomatët shprehen pesimistë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë