KORRIDORI 8 | Ahmeti: Të lidhësh me ura e brigje një Ballkan të tërë, është punë e ndritshme

    Në ditën e vënies së gurthemelit të korridorit 8-të që mundëson lidhje e autostradave Kumanovë – Shkup, Tetovë – Gostivari, Kërçovë – Strugë, më pas për të vazhduar deri në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, ka folur edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, raporton Nistori.

    Ahmeti tha se kjo është një punë e ndritshme që do të shërbejë në krijimin e miqësive dhe ekonomive më të mëdha.

    “Të lidhësh me ura e brigje një Ballkan të tërë, është punë e ndritshme që do të shërbejë drejtpërsëdrejti në lidhje edhe më të forta të miqësive, në lidhje më të forta të ekonomive, në dinamikë më të madhe të jetës së njerëzve. Kjo është mrekullia”, deklaroi Ahmeti.

    Fjalë rasti morën edhe kryeministri Kovaçevski, ambasadorja e Shteteve të bashkuara Angela Aggeler, zëvendëskryeministri i parë shqiptar, Artan Grubi, kreu i ASh-së Arben Taravari, ministri Bllagoj Boçvarski dhe Ejup Ristemi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    KORRIDORI 8 | Taravari: Shpresoj që sa më shpejtë ta përdorim autostradën Tetovë – Gostivar

    Lajmi i rradhës

    KORRIDORI 8 | Kovaçevski: Me këtë projekt, RMV po bëhet udhëkryq në Ballkan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë